Një shqiptar i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në urgjencën e një spitali në Spanjë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ndërsa i plagosuri është një person me origjinë shqiptare.
Sipas mediave, shqiptari ka mbërritur në spitalin e Tarragonas i plagosur me dy plumba në këmbë dhe me një goditje në kokë.
Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me identitetin e shqiptarit, por paraprakisht raportohet se ai është nën kujdesin e mjekëve. Nga raportimet gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve.
Raportohet se i plagosuri është dërguar në spital nga persona që e kanë lënë në repartin e urgjencës dhe janë larguar.