Plagoset me kallashnikov një punonjës social në Qendrën e Pritjes së Komunitetit rom në Tufinë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku një pjestar i komunitetit rom ka qëlluar me armë një 30 vjeçar me iniciale V.P.
Bëhet me dije se policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar bashkë me armën e krimit.