Një 46-vjeçar është rrëzuar në një terren të vështirë teksa po mblidhte bimë medicinale në zonën e Kasolles në rrethin e Sarandës.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale N.M, banues në lagjen Nr.3 të qytetit, ka pësuar dëmtime në kokë dhe në të dyja këmbët.
Policia sqaron se i plagosuri po dërgohet me helikopter në drejtim të Tiranës.