Dy punëtorë janë plagosur ditën e sotme dhe u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Sarandës. Punëtorët ishin pjesë e grupit që po punon në rrugën e Syrit të Kaltër.
Sipas informacioneve, era e tërbuar e paradites së sotme ka lëvizur sanduiçët nga vendi, ku për rrjedhojë ka rënë mbi punëtorët duke i plagosur ata. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë për në spital.
Sipas bluzave të bardha gjendja shëndetësore e dy punëtorëve nga Durrësi të moshave 32 dhe 53 vjeç është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e aksidentit.