E planifikuar si një tubim kombëtar, protesta e Sali Berishës para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shënoi një pjesëmarrje që nuk i përgjigjet pritshmërive për një manifestim në këto përmasa. Numri i qytetarëve ishte i ngjashëm me atë të foltoreve parlamentare-qytetare që kryedemokrati zhvilloi gjatë pesë javëve të fundit para godinës qeveritare.
Berisha mbërriti rreth 20 minuta para nisjes së protestës dhe u prit nga një grup i vogël mbështetësish.
Në kuadër të masave të sigurisë, qindra efektivë të Policisë së Shtetit kanë rrethuar Kryeministrinë. Sipas burimeve zyrtare, rreth 1,300 policë janë të vendosur në terren për të garantuar rendin dhe mbarëvajtjen e tubimit.
gijotina.com/










