Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic.
Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Hetimi ndaj kësaj zyrtareje dhe të tjerëve është hapur pas sekuestrimit të telefonave të Ergys Agasit, ku SPAK konstatoi se shume drejtues të Policisë së Shtetit, janë rekrutuar dhe emëruar nën ndikimin e grupeve kriminale.










