Një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Krahës të Memaliajt. Mësohet se nga flakët janë shkrumbuar rreth 2 hektarë bimësi, në një zonë të pyllëzuar me lisa.
Forcat zjarrfikëse kanë luftuar me flakët në një terren malor dhe të vështirë, ku ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur.
Nga informacionet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.
Pritet puna e grupit hetimor për identifikimin dhe ndalimin e personit apo personave që mund të jenë përgjegjës për rënien e zjarrit.