Piro Vëngu pakt me Salillarin për tenderin 7.1 miliardë lekë të Bazës së Helikopterëve, anëtar i KPP kërkon hetim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Piro Vëngu pakt me Salillarin për tenderin 7.1 miliardë lekë të Bazës së Helikopterëve, anëtar i KPP kërkon hetim

15:39 | 01/04/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Zbardhen prapaskenat e supertenderit për Bazën e Helikopterëve në Farkë, të cilin Piro Vëngu kërkon t’ia japë oligarkut Pëllumb Salillari. Komisioni i autorizuar nga ministri Vengu i ka skualifikuar të gjitha ofertat përveç fituesit. Kjo tregon qartazi se procedura është me risk korrupsioni.

Salillari fiton me ofertën më të shtrenjtë

Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtim i kuadrateve kryesore dhe drejtimet e ngritjes dhe uljes, rrugët lidhëse, sheshet e parkimit të helikopterëve si dhe sistemi i ndriçimit”, me fond limit 706,458,540 lekë pa TVSH. Në këtë tender u paraqitën me oferta 7 pjesëmarrës të fuqishëm, por komisioni i ka shpallur të pavlefshme propozimet e tyre, përveç kompanisë fituese. Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu me sa duket kishte lënë porosi që tenderin ta fitojë me çdo kusht kompania “Salillari” shpk.

Read more

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve –

Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes –

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 8 shkurt 2026 –

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot –

Vetëm kështu shpjegohet fakti që komisioni nuk ka pyetur për ofertat më të ulëta, madje ka bërë vlerësime që nuk mbështeteshin në dokumentet e paraqitura nga kompanitë.

Në datën 24 dhjetor, 2024, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës me anë të sistemit të prokurimeve elektronike (S.P.E.) mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Siç shohim, bashkimi i operatorëve Agri Construction” & “Alko Impex Construction” SHPK dhe “Bami Holding” SHPK; kompania “4 A-M” SHPK; bashkimi “BE-IS” SHPK &“Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Elbasan” Sh.A &“ERGI” SHPK kishin oferta të më të ulëta se “Salillari”, por janë skualifikuar.

Pothuajse të gjitha kompanitë janë skualifikuar për “mungesë stafi dhe mjetesh”, nga ana tjetër bizneset e hedhin poshtë këtë pretendim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në mënyrë të paprecedentë, me një shpejtësi rrufe, Ministria e Mbrojtjes pasi e kishte zvarritur këtë tender për afro një vit, u kujtua t’i japë fund këtij projekti.  Kështu, më 30 dhjetor 2024, Ministria ka nxjerrë Njoftimin e Fituesit Paraprak për tenderin.

Dy denoncime në KPP për tenderin

Më 6 janar 2025 procedura u denoncua pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ku janë dorëzuar dy ankesa. Njëra ankesë është e bashkimit të operatorëve ekonomikë “BE-IS” SHPK dhe “ERGI” SHPK, që kundërshtojnë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi skualifikimin e ofertës. Denoncimi tjetër është i bashkimit të operatorëve ekonomikë “Agri Construction” SHPK; “Alko Impex Construction” SHPK dhe “Bami Holding” SHPK, të cilëve gjithashtu u është skualifikuar oferta ekonomike.

Fillimisht ministria është marrë formalisht me ankesat. Më 14 janar 2025, autoriteti kontraktor ka përcjellë pranë Komisionit të Prokurimit Publik vendimin për shqyrtimin e ankesës së bashkimit të operatorëve “Agri Construction” SHPK; “Alko Impex Construction” SHPK dhe “Bami Holding” SHPK. Nga kjo rezulton, se ministria e ka trajtuar ankesën e operatorit ekonomik ankimues duke e pranuar pjesërisht atë.

Myzyri bllokon hetimin e tenderit

KPP mori dy vendime të njëpasnjëshme, ku i pari e pezullonte tenderin, ndërsa i dyti ishte për “mosheqje pezullimi”.

 

Më 25 shkurt 2025, KPP vendosi që Ministria e Mbrojtjes duhet të anulojë tenderin. E veçanta e këtij vendimi është se ka pasur debate të forta, madje një nga anëtarët e KPP ka dalë me “mendim kundër” të dokumentuar në procesverbal.

Sipas vendimit të marrë me shumicën që mbështeste kryetarin Jonaid Myzyri,  u pranuan pjesërisht të dy ankesat, ndërkohë që u urdhërua autoriteti kontraktor të anulojë procedurën e prokurimit.

Por anëtari Kreshnik Ternova shkonte më tej, kërkonte që ankesat të pranoheshin plotësisht. Sipas tij, ministria duhej të bënte rivlerësimin e ofertave dhe të dërgohej çështja për hetim administrativ në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri u përgjigj duke anuluar tenderin. “Ministria e Mbrojtjes në datë 6 mars 2025, pas administrimit të vendimit të KPP, bëri rivlerësimin e procedurës për BOE “AGRI CONSTRUCTION” &  “BAMI HOLDING” sh.p.k., & “ALkO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k., si dhe për BOE “BEIS” sh.p.k., “ERGI” sh.p.k., & “RRUGA URA ASFALTI M NR.2 ELBASAN” sh.a.  Sa më sipër, lutemi të merrni masa për heqjen nga pezullimi të kësaj procedure, në mënyrë që AK në zbatim të pikës 5 të vendimit nr. 279/2025, datë 25.02.2025 ku citohet: “Autoriteti kontraktor të anulojë procedurën e prokurimit objekt ankimi”, të vijojë me ngarkimin e Formularit të njoftimit të anulimit. Duke ju falënderuar”, shkruhet në letrën e protokolluar në KPP.

Më pas më 25 mars 2025 është publikuar në APP anulimi i tenderit për Bazën e Helikopterëve në Farkë.

Tenderin e ka nisur ish-ministri Niko Peleshi më 11 prill 2024, por marrja e vendimit i është lënë në dorë si një patate e nxehtë ministrit të ri, Piro Vengu. Kjo do të ishte një zvarritje e re për punimet në këtë bazë, të cilat janë porositur nga Komanda e Forcave Ajrore qysh në 15 dhjetor 2023.

Dokumenti i projektimit është firmosur në atë kohë nga gjenerali Ferdinant Dimo dhe parashikonte nisjen e projektit për ndërtimin e shesheve dhe rrugëve të Helikopterëve në Bazën e Farkës. Por kur e marrin në dorë çështjen zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, hyjnë në lojë skemat e njohura që synojnë fondin e tenderit.

Ministri i ri ka ardhur me porosi të reja në drejtim të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe i ka trazuar pazaret për tenderin e shesheve të helikopterëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve –

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve –

nga 27
09:30 | 08/02/2026
0

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave...

Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes –

Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes –

nga 27
09:24 | 08/02/2026
0

Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi...

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot –

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 8 shkurt 2026 –

nga 27
08:58 | 08/02/2026
0

Dashi Ditën e sotme do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, ndërsa për beqarët mund të shfaqet dikush...

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot –

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot –

nga 27
08:30 | 08/02/2026
0

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Para
Lali Eri qepi tenderin pa garë, Anuela Ristani i firmos kontratën 1.7 miliard lekë deputetit Qefalia

Lali Eri qepi tenderin pa garë, Anuela Ristani i firmos kontratën 1.7 miliard lekë deputetit Qefalia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve –

Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve –

09:30 | 08/02/2026
Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes –

Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes –

09:24 | 08/02/2026
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot –

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 8 shkurt 2026 –

08:58 | 08/02/2026
Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot –

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot –

08:30 | 08/02/2026
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën –

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën –

23:43 | 07/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve –
  • Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes –
  • Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 8 shkurt 2026 –
  • Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot –
  • Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën –
  • Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sërish probleme në aksin “e florinjtë” Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve –
  • Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com