Pezullohet tenderi 267 MLN lekë për kompjuterët e Universitetit të Shkodrës, i denoncuar dy herë në KPP – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pezullohet tenderi 267 MLN lekë për kompjuterët e Universitetit të Shkodrës, i denoncuar dy herë në KPP

14:38 | 04/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Bordi i administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i cili drejtohet nga Ardian Leka, nuk dorëzohet as para urdhrave të KPP për tenderin e blerjes së laptopëve dhe fotokopjeve. Si ka mundësi, që edhe akademikët në këtë vend nuk pyesin për ligjin?

Duket se administrata ia ka premtuar tenderin një kompanie të caktuar dhe prej muajsh këmbëngul të vazhdojë me parregullsi tender për blerjen e pajisjeve elektronike.

Tenderi

Me datë 12 dhjetor 2023, nga autoriteti kontraktor Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër është zhvilluar tenderi me objekt “Blerje pajisje elektronike”, me fond limit 298 milionë lekë pa TVSH. Tenderi është nisur nga administrata e ish- rektores Kçira dhe po vazhdon nga administrata e rektorit të ri, Tonin Gjuaraj. Fillimisht tenderi është mbyllur shpejt e shpejt pa garë, por në janar 2024, universiteti është  denoncuar nga firma “Optima Communication” SHPK.

Read more

La gjurmë, do të kujtohet gjatë –

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali –

Derbi anglez i takon Manchester United, “Djajtë e kuq” dominojnë mbi Cityn –

Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit –

Bazuar në ankesën e bërë, më datë 5 janar 2024  Komisioni i Prokurimeve Publike i ka kërkuar rektoratit të Universitetit që ta anulojë procedurën. Në vendim KPP theksonte se “Autoriteti kontraktor duhet të marrë masa për ndryshimin e gjuhës së hartimit të specifikimeve teknike, për të gjitha mallrat objekt prokurimi në përputhje të plotë me konstatimet e KPP-së të shprehura në vendimin nr. 1177/2023 datë 17.11.2023, dhe nr.1273/2023 datë 06.12.2023 më konkretisht për Kompjuter desktop 2 me SSD 500, server, Laptop Advanced, UPS 1000VA, Projektor Tipi 2, Sëitch L2 me 24 porta, Laptop praktik, Fotokopje multifunction High volume copy machine, Printer B&Ë Advanced”, thuhej në vendim, duke theksuar se në këtë mënyrë krijohen hapësira për abuzime.

Universiteti nuk e pranoi këtë vendim të KPP, por ktheu përgjigje duke thënë se ato terma nuk i shqipërojnë dot pavarësisht se është konsultuar me specialist të fushës. Kështu, komisioni vazhdoi me procedurat, me mangësi ligjore.

Por ana e tij, Komisioni i Prokurimeve Publike shprehet se këto terma mund të shqipërohen dhe ligji e kërkon këtë fakt. Duke qenë se stafi i universitetit nuk e bënte dot, KPP ofroi asistencë për zbatimin e këtij vendimi.

Prandaj edhe njëherë më shkurt 2024, KPP kërkon që rektorati të mos vazhdojë me procedurat dhe t’i kthehet pagesa që i takon ankimuesit “Optima Communication” SHPK.

Universiteti e la procedurën për disa kohë në pauzë dhe tani ka nisur prapë.

Këtë herë ajo ka hapur një procedurë të re me të njëjtin objekt, ka reduktuar me 30 milionë lekë fondin limit dhe e ka hedhur sërish tenderin në agjencinë e prokurimeve, ku parashikohet të mbahet procedura më datë 25 tetor 2024.

Mirëpo, edhe ky tender ka përfunduar në KPP sërish nga e njëjta firmë OPTIMA COMMUNICATION. Kjo i fundit ka dorëzuar ankesën më datë 1 tetor ku shprehet se ,‘Ne gjykimin tone, ka kritere për kualifikim dhe specifikime te vendosura nga AK në këtë procedure qe janë ne shkelje te LPP, prandaj bazuar ne Ligjin e Prokurimit Publik nr. 162 dt. 23.12.2020, i ndryshuar, neni 110, si edhe Rregullat e Prokurimit Publik, I ndryshuar, neni 94 dhe neni 97, po paraqesim këtë ankesë”.

Duke sqaruar më tutje se në listë janë futur produkte që nuk janë elektronike dhe përzierja e këtyre zërave fryn fondin limit.

Ndërsa shton se në një pikë të tenderit AK kërkon që të behet testim nga ana e OE, por pa sqaruar për çfarë testimi bëhet fjalë.

“Ne listën e mallrave te publikuara ne shtojcën 6, ka produkte qe nuk janë pajisje elektronike. Konkretisht artikulli ìSISTEM MULTIMEDIAî dhe ìBokseî nuk kane asnjë lidhje me pajisjet elektronike kompjuterike te kërkuara ne këtë procedure. Bashkimi I këtyre zërave ne një procedure te vetme sjell kufizim dhe pengese te madhe për konkurrencën, pasi këto produkte kane prodhues krejt te ndryshëm dhe operatore tregtues krejt te ndryshëm nga pajisjet elektronike”, thuhet në ankesë.

OPTIMA COMMUNICATION mbyll denoncimin duke thënë se në çdo kriter të vendosur Autoriteti Kontraktor nuk ka bërë sqarimet e duhura, duke krijuar konfuzion dhe krijuar pengesa për operatorët që duan të marrin pjesë në këtë garë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Të Lidhura

La gjurmë, do të kujtohet gjatë –

La gjurmë, do të kujtohet gjatë –

nga 27
17:03 | 17/01/2026
0

Presidenti i Fiorentinës ndërroi jetë ditën e sotme. Rocco Commisso mbylli sytë përgjithmonë në moshën 76-vjeçare, duke lënë shumë dhimbje...

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali –

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
16:37 | 17/01/2026
0

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për akuzat e grabitjes dhe trafikut të drogës. I dyshuari u pa...

Derbi anglez i takon Manchester United, “Djajtë e kuq” dominojnë mbi Cityn –

Derbi anglez i takon Manchester United, “Djajtë e kuq” dominojnë mbi Cityn –

nga 27
16:05 | 17/01/2026
0

Derbi i Manchesterit ka përfunduar me fitoren e Manchester United. “Djajtë” kanë mposhtur në “Old Trafford” me rezultatin 3-0 rivalin...

Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit –

Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit –

nga 27
15:49 | 17/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të shtunë në Vlorë, në zonën e Palasës. Një fadromë ka...

Para
Pse e braktisën institucionet e Drejtësisë Fatmir Xhafajn?!

Pse e braktisën institucionet e Drejtësisë Fatmir Xhafajn?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

La gjurmë, do të kujtohet gjatë –

La gjurmë, do të kujtohet gjatë –

17:03 | 17/01/2026
Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali –

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali –

16:37 | 17/01/2026
Derbi anglez i takon Manchester United, “Djajtë e kuq” dominojnë mbi Cityn –

Derbi anglez i takon Manchester United, “Djajtë e kuq” dominojnë mbi Cityn –

16:05 | 17/01/2026
Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit –

Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit –

15:49 | 17/01/2026
Në 24 Janar të gjithë në sheshet e Tiranës, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti –

Në 24 Janar të gjithë në sheshet e Tiranës, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti –

15:37 | 17/01/2026

Më Të Lexuarat

  • La gjurmë, do të kujtohet gjatë –
  • Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Derbi anglez i takon Manchester United, “Djajtë e kuq” dominojnë mbi Cityn –
  • Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit –
  • Në 24 Janar të gjithë në sheshet e Tiranës, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti –
  • Protestat e vetmja zgjidhje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • La gjurmë, do të kujtohet gjatë –
  • Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com