Pezulluar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Vorës, Genti Picari. Ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, emëroi Genti Picarin për ta zvëndësuar ditën e largimit nga detyra. Ky emër u kundërshtua nga e dërguara e PS-së për Vorën, Belinda Balluku. Urdhëri për emërimin e Genti Picarit u çua në Gjykatë për tu shpallur i pavlefshëm.
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që të pezullojë nga detyra Genti Picarin dhe detyra do ti kalojë nënkryetares së dytë të bashkisë. Genti Picari u emërua nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, pasi ky i fundit ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak se ishte subjekt i ligjit Dekriminalizimit. Agim Kajmaku nuk deklaroi një dënim në Greqi.