Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Artan Shkëmbi ishte kreu i task forcës “Forca e Ligjit”.
Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Velit. Lajmi konfirmohet për ABC NEWS nga burime të sigurta të policisë, ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet e pezullimit të tij nga detyra.
Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.