Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën

11:18 | 08/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Pavarësisht vendimit të 8 gjyqtarëve të Kushtetueses, të cilët me barazi votash lanë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv/kryeministren Belinda Balluku, duke rrëzuar kështu qeverinë, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të heqim dorë.

“Ne do ta vazhdojmë këtë betejë” tha Rama, ndërsa shtoi se Gjykata Kushtetuese me një vendim të të një prokurori dhe gjykatësi, lejoji të rimarrë peng qeverinë e Shqipërisë. Që prej nëntorit kur GJKKO lëshoi vendimin për pezullimin e Ballukut nga funksionet shtetërore, Rama e ka cilësuar si një ndërhyrje brutale në pushtetin e ekzekutivit.

“Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, – është vendim shumë i thjeshtë se mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, – por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë”, tha Rama.

Read more

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4” –

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë –

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four” –

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

Në fund Rama i drejtohet të gjithë kundërshtarëve politike, duke theksuar dhe njëherë pozitën e tij. Kryeministri thotë se as kjo ndodhi nuk do të dobësojë pozitat e qeverisë apo t’i japë një dorë opozitës, përkundrazi Partia Socialiste thotë ai, është i vetmi garant për Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Dy ditë më parë, Gjykata Kushtetuese riktheu ne fuqi vendimin e 19 nëntorit të GJKKO-së, Belinda Balluku tashmë nuk është më zv/kryeministre e Shqipërisë. 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën dot një shumicë, duke u ndarë 4-4 referuar kërkesës së qeverisë me në krye Edi Ramën, për rrëzimin e vendimit të GJKKO-së. Kur votat ndahen në mënyrë të barabartë, kërkesa quhet e rrëzuar. Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, si dhe është në hetim për të 7 lotet e Unazës së Madhe, si dhe për të paktën 3 procedura të tjera tenderuese.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

Shënimi i fundit i ditës, por jo për nga rëndësia, është ai që lidhet me Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës  në një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi. Kështu, Shqipëria bëhet për herë të dytë, në dy muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror sepse Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt të tyre që Servantes në librin e tij të famshëm Don Kishoti i Mançës i quan arsyet e Mosarsyes.

Por fakti është që mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e kthen në fuqi pezullimin e ministers, e cila, që të jemi shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks dhe një luks i rrallë që mund ta kërkosh, por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e anëtarit të qeverisë me vendim të një seance të mbyllur të përgatitjes së një gjyqi. Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtësisë së re dhe e drejtësisë ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me një parim të panegociueshëm të demokracisë mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive  të parlamentit nga pushteti gjyqësor.

Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, – është vendim shumë i thjeshtë se mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, – por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë.

Në ndërkohë, kam dhe diçka tjetër.

Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, – se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, – i futi në një thes, – u them një gjë, – kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, e jona, qeveri, parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë. Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian, ka vetëm një garant, ende sot për sot, mua dhe këtë shumicë qeverisëse. Kaq e thjeshtë është!.

gijotina.com/

The post Pezullimi i Ballukut/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallallëk botëror! Do vijojmë betejën appeared first on 27.

Të Lidhura

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4” –

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4” –

nga 27
22:10 | 09/03/2026
0

Gara për titull në Superiore është ndezur sërish, kjo falë gafës fatale të Vllaznisë në Vlorë, pas humbjes me Flamurtarin....

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë –

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë –

nga 27
21:58 | 09/03/2026
0

Një duel spektakolar që kishte çdo gjë u zhvillua në Rrogozhinë, në kuadër të javës së 27-të të Superiores, aty...

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four” –

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four” –

nga 27
21:52 | 09/03/2026
0

Të hënën u mbajtën ndeshjet e radhës në Superiore. Partizani triumfoi 0-2 ndaj Dinamos në Air Albania. Ndeshja që u...

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

nga 27
21:00 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra, me premtimin e...

Para
Tentojnë t’i shmangen testit të alkoolit duke u dhënë ryshfet policinë, arrestohen 6 shoferë në Durrës –

Tentojnë t’i shmangen testit të alkoolit duke u dhënë ryshfet policinë, arrestohen 6 shoferë në Durrës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4” –

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4” –

22:10 | 09/03/2026
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë –

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë –

21:58 | 09/03/2026
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four” –

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four” –

21:52 | 09/03/2026
Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

21:00 | 09/03/2026
Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

20:40 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4” –
  • Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë –
  • Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four” –
  • Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –
  • Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –
  • Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4” –
  • Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com