Pesë milionë euro do të paguajnë përdoruesit e automjeteve për të parkuar në Tiranë në 2020 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pesë milionë euro do të paguajnë përdoruesit e automjeteve për të parkuar në Tiranë në 2020

15:54 | 24/12/2019
në Kryesore
0

Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është kthyer në një mision të pamundur. Edhe në rast se ke fat të hasësh në një hapësirë bosh, ajo të kushton shtrenjtë, 100 lekë për një orë.

Një i punësuar duhet të paguajë 800 lekë, nëse e lë automjetin në rrugën pranë punës. Nëse ai e lë çdo ditë për 22 ditë pune të muajit, për gjithë vitin i duhet të shpenzojë rreth 210 mijë lekë, ose 1,700 euro, vetëm për të siguruar një vend parkimi.

Bashkia e Tiranës pret që të arkëtojë në vitin 2020 rreth 617 lekë nga tarifa e parkimit të automjeteve, me rritje prej 34% në krahasim me atë që pritet të arkëtojë për këtë vit, sipas shifrave të publikuara në projektin buxhetor afatmesëm 2020-2022.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Që prej vitit 2016, të ardhurat nga tarifat e parkimit janë rritur ndjeshëm, duke u kthyer në një nga burimet kryesore të mbledhjes së të ardhurave të Bashkisë. Për vitin 2020, parkimi pritet të jetë zëri i pestë që sjell më shumë të ardhura në buxhetin e bashkisë, pas taksës së ndikimit në infrastrukturë (29%), tatimit mbi pronën (18%), tarifa e pastrimit (15%), taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore (6%).

Tarifa e parkimit të automjeteve pritet të sigurojë 4% të totalit të të ardhurave të bashkisë, me rritje të ndjeshme në raport me periudhën 2014-2015, kur të ardhurat që mblidheshin nga parkimi i automjeteve ishin të papërfillshme.

Sipas relacionit të Bashkisë, Tarifa për parkimin e automjeteve në vend parkime publike përfaqëson pagesën e shërbimit që ofron Bashkia Tiranë për vendqëndrime të mjeteve kundrejt biletës, atyre të rezervuara dhe për taksitë e licensuara.

Me qëllim evidentimin dhe ndjekjen operacionale të parkimit, territori i Bashkisë Tiranë është detajuar në zona tarifore sipas tipologjive, me qёllim vendosjen dhe vjeljen e tarifёs sё shёrbimit tё parkimit publik me pagesё – mbёshtetur nё karakteristikat funksionale tё tyre.

Krahasuar me vitet e kaluara, arkëtimi i tarifës së parkimit për vitin 2018 ka një rritje të ndjeshme kryesisht nga pagesat e parkimit (të ardhurat) me SMS, si rrjedhojë e riorganizimit të strukturave, mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë por dhe në sheshet e miratuara për parkim. Në vitin 2019 arkëtimet janë në të njëjtin nivel si viti 2018.

Tirana Parking, është struktura e specializuar vetëm për mbledhjen e tarifës së parkimit sipas VKB Nr.48 datë 11.11.2016 “Për krijimin e Tirana Parking si institucion nё varësi tё Bashkisё Tiranё për administrimin e shёrbimit tё parkimit publik me pagesë”.

Bashkia thotë se në planet e saj të ardhshme është rritja e kapacitetit të parkimit në qytet dhe përdorimi efiçent i hapësirave ekzistuese./ Monitor

Etiketa: Bashkia Tiraneparkimi në Tiranëpërdoruesit e automjeteve

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Vasili ndaj Ramës: “Një pabesi, zgjodhe Vuçiçin para shqipëtarve”

Vasili ndaj Ramës: "Një pabesi, zgjodhe Vuçiçin para shqipëtarve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com