Një sasi mbi 40 ton banane janë kthyer mbrapsht për andej nga kanë ardhur në Portin e Durrësit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në këtë pikë doganore një ngarkesë prej 41.7 ton bananesh, e cila ishte importuar nga Kosta Rika.
Produkti rezultoi me probleme për t’u konsumuar nga njerëzit, pra ishte i prishur.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë bllokimin e ngarkesës dhe sipas ligjit ngarkesa do të kthehet në vendin e origjinës.