Përse nuk e thotë kush që autostrada u përmbyt prapë nga palmat? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse nuk e thotë kush që autostrada u përmbyt prapë nga palmat?

21:30 | 01/12/2017
në Shqiperi
0

Përmbytja e autostradës Tiranë – Durrës ka ndodhur përsëri prej projektit të mbjelljes së palmave, i cili ngushtoi ose i mbylli fare kanalizimet. Kjo është një situatë e re që është shfaqur në këtë rrugë kombëtare, vetëm pas projektit palmor të kryeministrit Edi Rama.

Midis rrugës dytësore dhe autostradës është kanali ujëmbledhës i gjithë autostradës. Ky kanal ishte në kuotë të ulët, por meqë duhej patjetër që projekti i palmave të dilte bukur i ngritën kuotën kanalit, duke ulur kapacitetin ujëmbledhës së tij dhe për pasojë ai i derdh ujërat tek bizneset anësore. Është pikërisht ky shkaku që përmbytja ndodh tashmë përherë në të njëjtën pikë, ku dhe kuota e rrugës është më e ulëta.

Po në nëntor të vitit shkuar ka ndodhur e njëjta gjë me autostradën. Në atë kohë mbi 30 biznese të autostradës Tiranës-Vorë deklaruan më shumë se 10 milionë euro dëme nga përmbytjet e mëngjesit të 8 nëntorit të vitit 2016. Të gjendur përballë indiferencës totale të pushtetit vendor të Vorës, Tiranës dhe institucioneve qendrore, ata u bashkuan dhe kërkuan reagimin e institucioneve. I kanë dërguar madje një letër qeverisë, ku shprehën zemëratën e tyre dhe kërkonin pikësëpari marrjen e masave urgjente për rikthimin e infrastrukturës në gjendjen e mëparshme, në mënyrë që të shmangen fenomene të tilla në të ardhmen. Kërkonin në mënyrë urgjente të niste pastrimi dhe rehabilitimi i gjithë infrastrukturës së ujërave dhe aksesi i bizneseve (kanalet kulluese, përroi i Kasharit, nënkalimi i Kasharit, kanalet ujore nën trasenë e autostradës në këtë segment, deri në derdhjen e tyre në lumë). Bëhet fjalë për biznese të mëdha që mbajnë peshën më kryesore të të ardhurave në tatime.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Natyrisht, vjet me kalimin e situatës së emergjencës askush nuk e vuri më ujin në zjarr dhe pas një viti nuk e pësojnë vetëm bizneset, por edhe qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën dje peng në mes të ujit, u është dëmtuar malli që patën blerë dhe makinat, me të cilat po shkonin në qendrat tregtare të zonës ditën e djeshme. Ndaj, natyrshëm vijnë pyetjet e mëposhtme:

A ka faj qeveria që fle gjumë?

A i dëmshpërblen kush qytetarët dhe bizneset për humbjet e mëdha, meqë Ramës iu tek të mbillte palma?

A është vetëm e qeverisë dhe e qeverisë përgjegjësia për këtë dëm të madh ekonomik në kurriz të taksapaguesëve të saj?

Për palmat dhe dëmet e tyre do mbajë njeri përgjegjësi?

Dhe e fundit a del e qartë që kryeministri duhet ta kuptojë që forma nuk është kurrsesi përmbajtje?

Etiketa: autostradadëm ekonomikkurrizpalmatPërse nuk e thonë që autostrada u përmbyt sërish nga palmatqendrat tregtaresituata e emergjencës

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rama: Situatë e vështirë në Jug. Do nxjerrim fajtorët për autostradën

Rama: Situatë e vështirë në Jug. Do nxjerrim fajtorët për autostradën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com