Policia ka nisur shoqërimet e disa prej tifozëve holandezë për në komisariat .
Qindra prej tyre kanë pasur përplasje të ashpra me policinë duke i qëlluar me gurë dhe shkopinj, saqë një nga efektivët ka pësuar lëndime.
Mësohet se një pjesë e mirë e tyre janë dhe nën efektin e pijeve alkoolike ndërsa nuk dihet si do shkojë kjo situatë deri ditën e nesërme.
Kujtojmë që pak më para Gijotina.com raportoi se një shtetas shqiptar u rrah nga tifozët holandezë. Policia bëri me dije se i dëmtuar ka mbetur shtetasi 45-vjeçar me inciale A.G, i cili u konfliktua me disa tifozë në gjendje të dehur.