Policia e Fierit ka arrestuar një 18-vjeçar pasi përplasi për vdekje një të moshuar dhe pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.
Në pranga ka përfunduar shtetasi A.Xh, 18 vjeç, banues në Lushnje.
“Ky shtetas në datën 04.11.2019 ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin N.P, 88 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”- njofton policia, duke shtuar se për këtë aksident kanë nisur hetimet edhe për një 16-vjeçar shtetasin B.A, banues në Lushnje për veprën penale “Moskallëzim krimi”.