Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot–Morinë, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas njoftimit të policisë, një 22-vjeçar me inicialet A. L., banues në Pejë, Kosovë, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. N., 48 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.
Si pasojë e përplasjes, 48-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Pas trajtimit, ai është larguar drejt banesës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, 22-vjeçarin nga Kosova.








