Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Fier-Vlorë. Mësohet se nga aksidenti u plagos një 34-vjeçare, me inicialet B.L.
Policia bën me dije se dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën në Panaja.
“Sot, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Panaja, një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin K. H., 66 vjeç, është përplasur me një mjet tip “Toyota” me drejtuese shtetasen B. L., 34 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje grupi hetimor nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...









