Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, me pasojë disa persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka disa të lënduar. Ambulanca dhe Policia Rrugore ndodhen në vendngjarje.
Të lënduarit janë dërguar drejt spitalit, kurse policia vijon hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.










