Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte tek Rruga e Durrësit në kryeqytet.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca. Raportohet për 4 të plagosur, por jo rëndë.
Aksidenti ka shkaktuar kaos në lëvizjen e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm sidomos në orët e para të mëngjesit që qytetarët shkojnë në punë.
Pritet njoftimi i policisë për ngjarjen.