Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, si pasojë kanë ngelur dy persona të plagosur lehtë.
Bëhet me dije se dy personat e plagosur janë dërguar në spital ku janë nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.