Lidhur me situatën e rënduar të ditëve të fundit në qarkun Shkodër, ku qindra hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të mbeten nën ujë, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës.
“Është mashtrimi më i madh që i bëhet këtij populli. Nuk mund ta besoj një ministër që i thotë banorëve, shiu ka rënë nga qielli. Përmbytjet e tokave bujqësore kanë ardhur nga shkarkimet e lumit Drin. Duhet të shtonim situatën e emergjencës civile”, u shpreh kryebashkiakja Voltana Ademi.
Për kryebashkiaken Ademi përmbytjet nuk kanë ardhur për shkak të motit por nga keqmenaxhimi në kaskadën e Lumit Drin dhe shkarkimet e pakontrolluara prej një kohe të gjatë.