Ushtria turke ka bërë të ditur se tetë ushtarë të saj janë vrarë në përleshje me organizatën militante Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.
Nga dhuna në provicën Hakkari janë vrarë edhe gjashtë rebelë kurdë.
Dhuna në juglindje të Turqisë është intensifikuar qe kur armëpushimi midis shtetit dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit u prish në korrik të vitit 2015.
Mbi 40,000 njerëz janë vrarë në konflit prej kur Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka kapur armët në vitin 1984, duke kërkuar autonomi për kurdët.
Turqia është goditur nga disa sulme vdekjeprurëse muajve të fundit, përgjegjësinë për të cilat e kanë marrë edhe militantët kurdë, edhe ata të të ashtuquajturit Shtet Islamik.