Një sherr ka ndodhur në Itali, ndërsa një shqiptar ka mbetur i plagosur. Mediet italiane bëjnë me dije se përplasja ka shpërthyer fillimisht mes një shtetasi senegalez dhe shqiptarit pasditen e së dielës.
Më pas, të hënën, 50-vjeçari M.D, me origjinë nga Senegali dhe 33-vjeçari me origjinë shqiptare janë përleshur sërish. Sherri ka ndodhur në via XXV Aprile. Akuza të ndërsjellta, konfrontim fizik, më pas 50-vjeçari nxjerr thikën me një teh rreth 50 centimetra dhe është sulur drejt shqiptarit.
Ky i fundit ka tentuar të mbrohet duke mbuluar fytyrën me krah.
Si pasojë e sulmit, shqiptari është plagosur në kyçin e dorës.
Britmat tërhoqën vëmendjen e disa qytetarëve të cilët thirrën komandën e policisë lokale. Kur patrulla iu afrua senegalezit për ta arrestuar, ky i fundit nxori thikën në mënyrë kërcënuese dhe bëri rezistencë.
Pas pak minutash ai është arrestuar dhe është dërguar në burg.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...