Përjashtohen nga tenderat/ Lista e mashtruesve, nga Fiqiri Pali, Agim Kajmaku dhe Arbër Teqja, tek Nadir Çausholli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përjashtohen nga tenderat/ Lista e mashtruesve, nga Fiqiri Pali, Agim Kajmaku dhe Arbër Teqja, tek Nadir Çausholli

19:46 | 11/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Vesi del me shpirtin, thotë një fjalë e urtë, që i shkon shumë rastit të biznesmenit Fiqiri Pali. Agjencia e Prokurimit Publik, pas një hetimi administrativ, ka vendosur ta përjashtojë nga tenderat kompaninë e themeluar nga Pali.

Vendimi për përjashtimin

“Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me “Sireta 2F” shpk, me NIPT K51501008J, përjashtohet – 1(një) vit e 5(pesë) muaj e 2 (dite) ditë”, shkruhet në vendimin e e APP, të publikuar më 10 mars 2025. Dënimi përfshin periudhën duke filluar nga data 3 mars 2025 deri në 5 gusht 2026.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Arsyeja është mashtrimi me të dhëna të rreme të paraqitura në tendera.

Dënimi është për një tender të bashkisë Përrenjas në vitin 2017, për ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës nacionale. Pas kërkesës në Gjykatën Administrativë, është marrë së fundi vendim për rrëzimin e padisë së “Sireta 2F”. Në këto kushte, kompania rivendoset në listën e të përjashtuarve.

Dhe ndërkohë që vazhdonte gjyqi, më 26 dhjetor 2024, kjo kompani mori tenderin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara me objekt “Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale Kampusi Rinor pranë DROFPP nr.4 Tiranë”, ku fondi limit ishte 222 179 998,00 lekë. Megjithëse pati ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik, vendimi përfundimtar më 11 dhjetor 2024, ishte që tenderin e operatorit të varur nga ministri Blendi Gonxhe, ta merrte kompania e Fiqiri Palit.

Edhe Open Data Albania sugjeroi se ky tender kishte risk korrupsioni dhe e shënoi me “Flamur të kuq”. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është përshkrimi i bërë për procedurën e prokurimit, ku favorizohej kompania e Palit.

Firma “SIRETA 2F” Shpk është krijuar nga Fiqiri Pali, por tashmë me letra e ka bashkëshortja e tij Fatmire Pali. Pronari njihet për faktin që është dënuar më parë për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh. Ai arrestua dhe u dënua në vitin 2008, si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tenderë abuzivë. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta.

Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarkën, u akuzuan në atë kohë se korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë.

Dënimi i Palit është konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Lartë. 12 ditë më pas ai shiti aksionet tek e shoqja, për të shpëtuar kompaninë nga balta.

Kjo nuk është hera e parë, që konstatohet nga se “Sireta 2F” mashtron në tendera. Edhe KLSH, disa herë ka konstatuar se kompania e Palit nuk i zbaton kontratat publike.

Pse u përjashtua Arbër Teqja?

Edhe kompania e Arbër Teqjas, me emërtimin MSE shpk është përjashtuar nga tenderat me vendimin e APP më 13 shkurt 2025. Kjo është një çudi, sepse Teqja është djali i Arjana Strakoshës, me detyrë prej vitesh në funksionin publik si zëvendës drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Këtë radhë, djali që fiton tendrat e spitalit është denoncuar nga një kompani, se përdor të dhëna të rreme për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mirëmbajtje e pajisjeve të mëdha mjekësore të prodhuesit Philips/ose ekuivalent, prodhuesit Siemens/ose ekuivalent, prodhuesit Toshiba/ose ekuivalent dhe prodhuesit GE Healthcare/ose ekuivalent” për 24 muaj”.

Vlera e fondit limit për këtë tender është 88 858 534,00 lekë pa TVSH, që është përfituar nga  “HEALTH & LIGHT” sh.p.k. Kjo e kompani e merr këtë tender çdo vit dhe nuk mund të lejonte që t’i hynte në pjesë Arbër Teqja. Agjencia e Prokurimit Publik u vu në lëvizje nga denoncimi i bërë nga kompania “HEALTH & LIGHT” shpk me dy shkresa më 10 tetor dhe 23 tetor 2024.

Kështu, APP mori vendim që ta përjashtojë për 1 vit kompaninë MSE nga e drejta e përfitimit të tenderave publikë.

Kjo është vetëm një gërvishtje e vogël në fasadën e biznesit të Arbër Teqjas, sepse ky zotëron edhe kompaninë “ECO RICIKLIM” shpk me të cilën merr tenderat kryesorë të pastrimit dhe asgjësimit të mbetjeve të spitaleve. Ndonëse Arbër Teqja është arrestuar në vitin 2015 si pjesëmarrës në një skemë mashtrimi nëpërmjet recetave fiktive në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, kjo duket se nuk e ka ndaluar aspak atë që të vazhdojë të marrë përsëri tendera.

Burri në kërkim, gruaja bën namin me tenderat

Bëhet fjalë për “A.M.E 2020” shpk, kompania e Agim Kajmakut, i dënuar në Greqi, i shkarkuar si kryebashkiak i Vorës në Shqipëri, i shpallur në kërkim dhe aktualisht në proces gjyqësor. Kompaninë e ka kaluar në emër të gruas dhe vijon të marrë para publike.

Kompania “AME 2020”, tashmë në letra në emër të Merita Kajmakut, është dënuar nga APP më 28 mars 2024 që të përjashtohet nga e drejta e përfitimit të tenderave për një periudhë 2 vjet e 3 muaj. Më 28 janar 2025, Gjykata administrative e uli këtë dënim në 10 muaj dhe në 31 janar 2025 është njohur ky vendim i formës së prerë edhe nga APP si titull ekzekutiv.  Pra, kompania e Kajmakut rikthehet në tendera, megjithëse gjyqi vazhdon në Gjykatën e Apelit.

Kush e denoncoi Nadir Çaushollin?

Më 18 dhjetor 2024, APP ka marrë vendimin të përjashtojë për 6 muaj nga tenderat kompaninë “Green linë” shpk me pronar Nadir Çaushollin. Ky i fundit kishte mashtruar me të dhënat e paraqitura në një tender të Albpetrol.

Çausholli kishte kërkuar “’Shfuqizimin e vendimit për skualifikimin e ofertës së “Green Line” SHPK, për procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim për transportin e punonjësve të Shoqërisë (QPN Gorisht + V.B. CakranMollaj)” me fond limit: 12,974,917 lekë pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 22 gusht 2024 nga Albpetrol sh.a..

Jo vetëm që KPP e rrëzoi ankesën, por i rekomandoi APP që të niste një hetim administrativ.

Dhe meqenëse mbrojtësi i tij Erion Veliaj po bëhej gati për arrestimin për korrupsion, APP nuk ka përtuar ta përjashtojë nga tenderat kompaninë e Nadir Çaushollit. Biznesmeni ka qenë në qendër të skandalit të rimbursimit të ilaçeve. Në tetor 2015, kompania “Omega Pharma Group” dhe ish-pronari i saj, Nadir Çausholli u kallëzuan nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pasi ishte konstatuar një rritje e pazakontë e konsumimit të barit “Ketosteril”-një ilaç i rimbursueshëm.

FSDKSH-e cila administron skemën e sigurimeve shërndetësore dhe financon paketat e shërbimit mjekësor dhe barnave të rimbursueshme për popullatën, kishte identifikuar depon farmaceutike “Omega Pharma” si furnitoren e këtij bari.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se Çausholli dhe “Omega Pharma Group” kishin krijuar fatura fiktive blerjeje të këtij ilaçi, me qëllimin për të justifikuar faturat e shumta të shitjes ndaj farmacive të caktuara.

Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës argumentoi se Çausholli dhe kompania e tij i kishin ndihmuar këto farmaci në aktivitetin e tyre mashtrues ndaj FSDKSH përmes falsifikimit të recetave mjekësore, duke përfituar më pas shuma të konsiderueshme nga buxheti i tij.

Nadir Çausholli u shpall fajtor dhe u dënua me 2.6 vjet burg të pezulluara me kusht për veprat penale të falsifikimit dhe mashtrimit me tregtinë e ilaçeve të rimbursueshme-aktivitet që sipas vendimit të Gjykatës ishte kryer në dëm të FSDKSH.

Në vendimin e korrikut 2016, Gjykata e Tiranës dënoi edhe kompaninë “Omega Pharma”, duke i hequr asaj të drejtën e tregtisë së barnave të rimbursueshme dhe të lidhjes së kontratës me FDSKSH për 3 vjet.

Këtë firmë Çausholli e mbylli, por doli me një kompani tjetër me të cilën fiton miliarda lekë nga spitalet. Nadir Çausholli ishte në shkelje për mashtrime në tendera edhe më herët (korrik 2024), kur “CFO Pharma” është përjashtuar, sërish me 6 muaj.

Nadir Çausholli ka marrë me procedura të dyshimta linjën urbane të unazës Tiranë, duke u favorizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kujtojmë se më 10 shkurt 2025, Veliaj u arrestua për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash të krimit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Burgu politik/ GJL e lë në qeli, Salianji: Do ta kërkoj të drejtën deri në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com