Kreu i grupit të këshilltarëve në Durrës, Dritan Burgija, së bashku me anëtarin Arlind Boshku, kanë mbërritur në selinë e PD-së, duke kërkuar një ballafaqim me kryedemokratin Sali Berisha.
Ata kundërshtojnë vendimin për përjashtimin e tyre, duke e cilësuar të padrejtë dhe në kundërshtim me Statutin e partisë.
Burgija mohoi kategorikisht pretendimet për bashkëpunim me PS, duke i quajtur ato “gënjeshtra të mëdha”. Ai theksoi se kërkon shpjegime për përjashtimin dhe një ballafaqim me lidershipin për faktet dhe provat që çuan në këtë vendim. Ata shprehen se kanë mbështetur Berishën kur këtë të fundit e përjashtoi ish-kreyatri i PD, Lulzim Basha.
“Çdo rresht i vendimit është anti-statutor. Nuk kemi bashkëpunuar me PS, është gënjeshtër shumë e madhe. Do të vë në dispozicion certifikatën e pronësisë për çdo pretendim”, u shpreh Burgija.
gijotina.com/










