Përgjimet/ Si ndërhyri biznesmeni për provimin e vajzës së Fatos Tushes, zbulohet takimi mes tyre në hotel: Ik tako atë plehrën menjëherë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Si ndërhyri biznesmeni për provimin e vajzës së Fatos Tushes, zbulohet takimi mes tyre në hotel: Ik tako atë plehrën menjëherë!

12:53 | 08/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Të tjera biseda të përgjuara janë bërë publike mes ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, dhe biznesmenit Ibrhaim Lami, në dosjen e SPAK të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

Në bisedën e sjell më poshtë ish-kryebashkiaku Tushe i kërkon ndihmë biznesmenit, që të ndërhyjë për vajzën e tij, e cila ka provim në Mjekësi. Më tej, në përgjime del edhe një takim mes Tushes dhe Lames në një hotel në Tiranë, ku rezulton se kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për më shumë se një orë.

Pjesë nga dosja e SPAK:
Bisedë e zhvilluar midis shtetasit Fatos Tushe me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnje dhe shtetasit Ibrahim Lami, në datat 24-25.09.2020, njoftojnë se ata njihen dhe kanë miqësi me njëri-tjetrin.
Bisedë datë 24.09.2020 ora 10:33:42 AM
Tushe: Si u gdhive, ca po bën
Lami: Hiç si u gdhive ti, ca bën
Tushe: Unë nuk erdha dot sot se fola dhe me atë dhe e lashë javës tjetër, por unë nesër do jem në Tiranë se ka goca provimin dhe do jem atje…, se më morën që në mjes këta Erjon… me këta raportimet… për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu…dola t’u pi cigare…
Lami: E dëgjova, e dëgjova…në Lushnje ishte ajo…
Tushe: Ti ca po bën
Lami: Hiç o hiç ja piva një kafe me B… dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flas me Fatosin…
Tushe: Epo mirë të jetë mirë… a vajti në parlament oo…
Lami: Po vajti, biles e çova unë…
Tushe: Pse s’ishte ai çuni apo i dha dermën atij prapë…
Lami: Jo mo si dha dermën, por më dha një dy fletë rrapi për te puna atje lart dhe hajt isha për mbarë.

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Në bisedën datë 25.09.2020, ora 09:11:55 AM, njoftohet se shtetasi Ibrahim ndërhyn për një provim që ka vajza e shtetasit Fatos Tushe.

Tushe: Alo si u gdhive, ajo sot në 11 ka atë të mjekësisë, atë konkursin dhe në 2 të stomatologjisë…
Lami: Në orën dy… po ai i joti a është aty … po mirë ja të marr dikë në telefon dhe të ta çoj numrin unë, megjithëse nuk e takon dot sot se është mbyllur krejt perimetri dhe as hyn e as del njeri prej aty…
Tushe: Po sot është konkursi… po ca bohet, ca zgjidhje ka
Lami: Vetëm ta marr pasdite në telefon unë atë, se duhet t’ia kishim thënë përpara ne asaj … që dje … t’ia kishim thënë dhe ta takoshim se sot i kanë fik telefonat dhe as për të dalë përjashta nuk i lënë … po të shkoj ta shof … nejse të hyjë tashti dhe ta takojmë pasdite ne, mund të bëjë noj gjë … të shohim pasdite ta marr unë në telefon pas konkursit dhe të shohim ca mund të bëjë.
Tushe: Po mund të na ndihmojë thu?
Lami: Po unë do i them… bëje dhe një kafe do ja japim … ajo do shofi interesin e vet … e pra.
Tushe: Ore pa diskutim fare ore…
Lami: Po ajo do na thotë o po o jo … po ti shife dhe naj gja tjetër që mos të jesh vetëm në këtë shpresë këtu … e kupton?
Tushe: Po është përgatit ajo goca ore… po a është e vështirë…
Lami: Po nëse është përgatit është në rregull mos e vrit mendjen … vetëm mos të jetë shumë mbrapa atyre vendeve që futen… po po qe afër një shtyrje ja japim.
Tushe: eee jo mo se nuk do jetë shumë mbrapa.
Lami: Nëse është përgatit do e gjejmë një zgjidhje … ja do e marr unë pas provimit.

 

 

Edhe të dhënat e përftuara nga raport shërbimi datë 30.09.2020, njoftojnë se shtetasi Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami njihen, ata janë takuar së bashku në këtë datë në hotel X, në Tiranë, ku rezulton të kenë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit nga ora 11:10 deri në orën 12:20.

Aktet njoftojnë se kompania X dhe Y ka ushtruar në vijim ankim pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye, midis shtetasit Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami zhvillohet bisedë në datë 05.10.2020 ora 08:30 PM, ku kërkohet prej Fatosit që Ibrahimi të ndërhyjë për të mbyllur këtë problem. Biseda e zhvilluar ka këtë përmbajtje:
Lami: Ai ma nisi mua ky Genti ma nisi mua …, ai plehra kishte bërë ankesë atje ai…
Tushe: Po e di unë atë plehrën, po shko takoje atë njëherë, ti thotë T…, ta mbylli për punë tre-katër ditësh.
Lami: Ja ti them B… tashi, direkt tashi sa të shkoj direkt… atë mirë e kam Elin…
Tushe:  Po ja mëson atje matanë ai se ka mësim në pasdite dhe ngrihet vonë në mëngjes …. ikën në 11:30 deri në 3:30…

Etiketa: Gazetarja Klodiana Lalaish-kryebashkiaku Tushepergjimet

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
Daçiç: 10 vende do tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës

Daçiç për dialogun: Duhet presion ndaj Prishtinës, Kurti është më shumë gjerman sesa amerikan

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com