Përgjimet/ “Do të çoj të 5-in në listë”, kush është koka e PS që i premtoi Mond Çekiçit favorizimin e Jyrgis Çyrbjas? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ “Do të çoj të 5-in në listë”, kush është koka e PS që i premtoi Mond Çekiçit favorizimin e Jyrgis Çyrbjas?

15:35 | 23/11/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Hetimet në ngarkim të ish-deputetit të PS, Jyrgis Çyrbja zbardhin bashkëpunimin e socialistë me eksponentë të krimit të organizuar në zgjedhjet parlamentare të Prillit 2021, për të siguruar vota në favor të Partisë Socialiste.

Një episod në dosjen hetimore të SPAK zbulon se si Edmond Koçi, një i dënuar i njohur si ish-anëtar i bandës së Durrësit, i tregonte Çyrbjas se kishte biseduar me një person me influencë në mënyrë që në zgjedhje të favorizohej në renditjen e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Durrësit.

Përgjimet

Sipas të dhënave hetimore, në komunikimin e datës 5 Mars 2021, nga ora 10:12 e në vijim, Jurgis Cyrbja, përmes aplikacionit Sky ECC, komunikon me Edmond Koçin.

Read more

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën –

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –

Ky i fundit i bën me dije se “është investuar te persona të tjerë që ky shtetas (Cyrbja) të ishte kandidat për deputet në listën fituese duke këmbëngulur që të mos renditej i shtati në renditjen e kandidatëve për deputet në Qarkun Durrës, por të renditej i pesti”.

“Tashi sa e mbylla muhabetin tat se kam 3 or me atë po mos fol me njeri iher. Mos i thuaj asjonit. Vetëm mos fol se na prishin shumë pun. Bo sikur zdi gjo. Se ja kërkova personazlisht, E du unë kët gjo i thash përvec se e dun të gjith. Do ja coj ashtu tha normalisht, ti i pesti Liri i shtati”. Në mesazhin më lartë, Edmond Koçi i njohur edhe si “Mond Çekiçi”, i tregon Çyrbjes se kishte marrë garanci nga një figurë e fuqishme brenda Partisë Socialiste për ta favorizuar në renditjen e kandidatëve për deputetë.

Por, Prokuroria e Posaçme, nuk e ka zbuluar se cili është personazhi në fjalë, që i garanton një personazhi të krimit favorizimin e një kandidati në listën zgjedhore,

Më tej, në dosjen hetimore, thuhet se në vijim të komunikimit Koçi-Çyrbja, ky i fundit e falënderon të parin dhe i konfirmon se nuk do ta diskutojë me njeri çështjen në fjalë. “Ok vllai rrofsh je i madh. Rofsh vlla. Joooooo. A rofsh o vlla na ngrejte Moralin se na kishte ik mendja”, i shkruan Çyrbja – Koçit, i cili vritet në një atentat disa ditë pas komunikimi, 20 Mars 2021.

Në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e Prillit 2021, Jurgis Çyrbja u rendit i treti në Qarkun e Durrësit, që nxori në total 14 deputetë – 8 nga PS dhe 6 nga opozita, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama.

Akuzat

Jurgis Çyrbja akuzohet për veprat penale “Tregimi i sekretit shtetëror” më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Sipas SPAK: Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja, duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja, konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim Jurgis Çyrbja, është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim Ahmet Masha, me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Informacionin që personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe Altin Masha u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se Çyrbja, në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim Altin Hajri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. Çyrbja, për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Altin Hajri, duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga ana tjetër, Hajri, në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga Çyrbja, i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Ish-deputeti ka mohuar të ketë përdorur aplikacionin “SKY”, megjithatë argumentet e tij nuk kanë bindur gjykatën.

Çyrbja u arrestua një muaj më parë(20 Tetor), dy ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit. Ndaj tij është lënë në fuqi masa e sigurisë” arrest në burg” nga të dyja shkallët e gjykimit.

Të Lidhura

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –

nga 27
21:54 | 14/02/2026
0

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në or 16:30 në “Air Albania”, në derbin e tretë të këtij...

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës –

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën –

nga 27
20:40 | 14/02/2026
0

Për herë të parë pasi mori postin e Kryeinpektorit Dashnor Sula në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Rudina...

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

nga 27
19:24 | 14/02/2026
0

Është arrestuar në Arezzo autori i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua me armë...

Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –

Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –

nga 27
19:18 | 14/02/2026
0

Deputetja e PD-së për qasrkun e Dibrës Denisa Vata ka publikuar një video të dëmtimit të skarpatës anësore tëb Rrugës...

Para
Indeksi global/ Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010

Indeksi global/ Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –

21:54 | 14/02/2026
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës –

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën –

20:40 | 14/02/2026
Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

19:24 | 14/02/2026
Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –

Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –

19:18 | 14/02/2026
Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se… –

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se… –

18:16 | 14/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –
  • “Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën –
  • Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –
  • Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –
  • Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se… –
  • Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –
  • “Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com