Deri më tani ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 53 KZAZ nga 90 KZAZ-të që janë gjithësej.
Ndërkohë në KZAZ-të e tjera, procesi i shpërndarjes është drejt përfundimit të këtij procesi.
Zëdhënsja e KQZ-së tha se përjashtim bën KZAZ numër 6 në Vaun e Dejës ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme ç’ka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 qendra të votimit të kësaj KZAZ-je.