Pas gati 1 orë punime, ka përfunduar samiti në nder të Ukrainës, që po mbahet në Tiranë.
Pas daljes nga salla e Pallatit të Kongreseve, pjesëmarrësit bënë një foto familjare.
Ka përfunduar Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve. Pas mbylljes së punimeve, liderët e pranishëm në Samit kanë realizuar foton familjare.
Të pranishëm në foton familjare ishin liderët e Evropës Juglindore dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili qëndronte në krahun e majtë të kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u rreshtua në krah të djathtë të kreut të qeverisë.
Ndërsa, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, qëndronte krah homologut ukrainas Volodymyr Zelensky.
I pari që ka folur në samit ka qenë kryeministri Rama, i cili tha se lufta nisi nga një ëndërr e vjetër perandorake, ku presidenti rus Putin synonte fshirjen e Ukrainës nga harta.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës Zelensky ka propozuar krijimin e një forumi të posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes vendit të tij dhe Ballkanit.