Ka përfunduar pas më shumë se 5 orësh marrja në pyetje e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga prokurorrët e SPAK.
Ahmetaj shkoi në Prokurorinë e Posaçme rreth mesditës dhe ka dalë në orën 17:35, pa dhënë detaje lidhur me çështjet për të cilat është thirrur.
Për ish-ministrin e Financave dhe Ekonomisë në Qeveritë Rama, SPAK ka nisur disa hetime që lidhen nga privatizimi i “Bukës” deri te inceneratorët.
Nuk dihet se për cilën nga dosjet është marrë sot në pyetje Ahmetaj, por ndoshta ai ka dhënë dëshmi dhe i është përgjigjur pyetjeve për secilën prej çështjeve që po heton SPAK dhe që kanë lidhje me pozicionet në Qeveri që ka mbajtur Ahmetaj.
Ahmetaj po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa raportohet se në dëshminë e dhënë para SPAK ka sqaruar pozicionin e tij në raport me çështjet.
Madje Ahmetaj ka shprehur gadishmërinë për tu përballur me SPAK sa herë që do e thërrasin. Ahmetaj i është shmangur pyetjes nëse i druhet një arrestimi.