Një magazinë e vjetër është përfshirë nga flakët në zonën e Kombinatit, në kryeqytet.
Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë të gjithë magazinën, ndërse nuk dihen ende shkaqet dhe motivet. Nuk ka të lënduar si pasojë e zjarrit, por vetëm dëme materiale.
Ekipet zjarrfikëse në vendngjarje po punojnë për neutralizimin e flakëve. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.