Përfshihet nga flakët Urgjenca e Spitalit të Durrësit.Raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha ndërkohë që stafi mjekësor po përpiqet të transportojë pacientët.
Mësohet se zjarri ka rënë repartin e grafisë së Urgjencës, ndërsa janë evakuuar menjëherë pacientët.
Në një reagim të shkurtër, Policia e Durrësit njofton se “Në lidhje me lajmin për rënie zjarri në Spitalin e Durrësit, ka pasur vetëm një shkëndijë, e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem”.