Një vatër zjarri është aktivizuar në Pyllin e Sodës në Vlorë këtë mbrëmje. Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të pyllit. Burimet bëjnë me dije se efektivët kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në Pyllin e Sodës. Kujtojmë se ky është rasti i tretë për ditën e e sotme ku një zonë e pyllëzuar është përfshirë nga flakët. Vetëm pak orë më parë u përfshi nga flakët një magazinë në ‘Uznovë’ të Beratit.
Si pasojë e zjarrit u shkrumbuan totalisht brenda magazinës 60 bala me ushqim për kafshët, jonxhë e foragjerë, rezervat e ushqimeve të banorëve të zonës për të ushqyer bagëtitë gjatë stinës.
Ndërsa, në zonën e Roskovecit në Fier u dogjën 20 hektarë sipërfaqe toke dhe dhjetëra koshe
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








