Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjtje në lagjen “Skëndërbej”, në qytetin e Elbasanit. Si pasojë e flakëve është shkrumbuar i gjithë objekti, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.
Zjarri dyshohet të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Në banesë gjendej edhe një bombël gazi e cila nuk ka shpërthyer dhe është nxjerrë jashtë nga ekipi zjarrfikës.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...









