Përcillet për në banesën e fundit folësja e parë e RTSH-së, Stoli Beli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përcillet për në banesën e fundit folësja e parë e RTSH-së, Stoli Beli

12:28 | 12/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

Rama bën show me naftën –

Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –

Ditën e djeshme është përcjellur për në banesën e fundit spikerja e parë e lajmeve në RTSH, Stoli Beli.  Puna e saj në shërbim të informimit, edukimit dhe argëtimit të publikut të gjerë është vlerësuar ndër vite.

 Data 29 prill e vitit 1960, ka qenë një ditë historike për gazetaren, spikeren dhe redaktoren e parë në ekranin shqiptar. Beli është prezantuar përpara teleshikuesëve në studion e parë Televizive Shqiptare me fjalët “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar`”.

Ajo e filloi karrierën një kohë kur gjithë programet ishin drejtpërdrejt, dhe kur nuk kishte studio regjistrimi. Stoli nuk ishte vetëm spikerja e parë në ekran, por më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë. Ende sot e kësaj dite mbetet një nga figurat më të dashura të spektatorëve, shkruan newsbomb.al.

Miqtë, të afërmit dhe kolegët janë prekur nga ndarja e saj nga jeta, ndërsa i kanë dedikuar fjalë të ndiera në rrjete sociale. Një prej tyre është regjisori Xhelil Aliu i cili kujton eksperiencën e saj në dekada në televizion dhe shkruan se në ceremoninë mortore ndodheshin pak njerëz, dhe se televizioni ku ajo punoi tërë jetën duhet të gjendej pranë në këto momente të fundit.

“Madje edhe në përcjelljen e përherëshme të Stolisë, Raimonda u gjend me fare pak njerëz që t’i qëndronin në krah. Ishte një pakujdesi, e cila tashmë nuk vlen që të diskutohet, pasi Stolia meritonte shumë më shumë për t’iu bërë nderet ashtu siç i takonin asaj. Të paktën, institucioni ku ajo punoi tërë jetën duhet të gjendej pranë në këto momente të fundit, për ta nderuar e përcjellë me nderimet që i takonin”, shkruan Aliu.

RTSH televizioni ku ajo ka punuar derisa doli në pension ka filluar transmetimin televiziv, duke ‘braktisur’ kështu ceremoninë mortore të një prej gazetareve ikonë që drejtoi programet e para në këtë televizion.

Shkrimi i Xhelil Aliut:

Sot, më 11 Janar 2020 u përcoll për në banesën e fundit Stoli Beli, ish gazetarja e Radio-Tiranës dhe më pas e Televizionit Shqiptar, ku punoi derisa doli në pension. Puna e saj e madhe dhe me shume vlerë në shërbim të informimit, edukimit dhe argëtimit të publikut të gjerë mori përshëndetje dhe vlerësime të herë pas herëshme nga strukturat e kohës, por edhe nga publiku i gjerë që e ndiqte atë nëpër programet e ndryshme radiotelevizive.

Por, Stolia me sharmin e saj, me natyrën shumë të butë e femërore tërhiqte vëmendjen e kujtdo që e shihte. Cilësitë e saj fizike, përcjellja e saktë e fjalës dhe mendimit në mikrofon, si dhe kultura në të folur, bënë që ajo të zgjidhet si folësja e parë e Televizionit Shqiptar, e cila i drejtua shqiptarëve me përshëndetjen: Mirëmbrëma. Po fillojmë transmetimin e programeve të Televizionit në Shqipëri. Ishte një ngjarje e rëndësimshme për kohën, kur aparatet televizive tek ne numëroheshin me gisht.

Më pas koha bëri të vetën dhe arritjet në këtë fushë kanë ngjitur shkallë të paimagjinueshme. Por, gjithsesi, ne dhe kushdo tjetër, nuk duhet ta harrojmë Stolinë e mrekullueshme e cila bëri përshëndetjen e parë nga ekrani në Shqipëri. Kohët e fundit Stolia vuajti prej sëmundjeve, të cilat nuk arriti t’i përballojë dot. Ishte mbesa e saj, Raimonda Gjençaj e cila iu gjend pranë gjithmonë, duke u kujdesur për të deri në frymën e fundit.

Madje edhe në përcjelljen e përherëshme të Stolisë, Raimonda u gjend me fare pak njerëz që t’i qëndronin në krah. Ishte një pakujdesi, e cila tashmë nuk vlen që të diskutohet, pasi Stolia meritonte shumë më shumë për t’iu bërë nderet ashtu siç i takonin asaj. Të paktën, institucioni ku ajo punoi tërë jetën duhet të gjendej pranë në këto momente të fundit, për ta nderuar e përcjellë me nderimet që i takonin. Gjithsesi, tashmë nuk korigjohet asgjë. Stolia shkoi në prehjen e saj të përhershme, duke lënë pas një ndjenjë trishtimi të natyrëshme, por pa iu zbehur ai imazh i krijuar ndër vite tek të gjithë ata që e ndoqën nëpër programet e ndryshme radiotelevizive. Me këtë rast, i shpreh ngushëllime Raimondës që i qëndroi pranë deri në çastet e fundit, si dhe të gjithë atyre qe janë prekur nga kjo ndarje e përherëshme me Stoli Belin. Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj.
* * *

Etiketa: RTSHspikerja e lajmevestoli beli

Të Lidhura

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

nga 27
20:59 | 18/03/2026
0

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’ duke mundur 7-2 Newcastle në ndeshjen e kthimit të fazës së...

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

nga 27
20:43 | 18/03/2026
0

Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se një sulmi nga Irani i ka shkaktuar një zjarr masiv në impiantit kryesor...

Rama bën show me naftën –

Rama bën show me naftën –

nga 27
20:33 | 18/03/2026
0

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo kritikoi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me furnizuesit e naftës, duke...

Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –

Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –

nga 27
20:15 | 18/03/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha nga Brukseli foli për integrimin, raportin e PD me partitë Popullore Europiane, si edhe raportin...

Para
Meta: Shqipëria nuk ecën dot me dele në parlament! Më 8 dhjetor shqiptarët në sheshe për të rikthyer demokracinë (live)

Presidenti Meta kthen në Kuvend paketën Antishpifje: Shkel parimet themelore të Kushtetutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

20:59 | 18/03/2026
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

20:43 | 18/03/2026
Rama bën show me naftën –

Rama bën show me naftën –

20:33 | 18/03/2026
Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –

Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –

20:15 | 18/03/2026
Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –

Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –

19:41 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –
  • Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –
  • Rama bën show me naftën –
  • Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –
  • Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –
  • “Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –
  • Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com