Për pasqyrat dhe fytyrat, por nuk ka as djaj dhe as ëngjëj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për pasqyrat dhe fytyrat, por nuk ka as djaj dhe as ëngjëj

17:03 | 22/02/2017
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Ka pak më shumë se dy mijë vjet që njerëzimi ka marrë një këshillë të urtë. Ndoshta një nga këshillat më të vyera, një nga paralajmërimet më të mençur dhe mësimet më të mëdha nga pësimet, që është dhënë ndonjëherë: “Mos i bëj tjetrit atë që nuk do të donin të ta bënin ty!” Nëse do të ndiqej kjo aksiomë e filozofisë kristiane dhe të përbotshme më pas, padyshim bota do të kishte qenë më e mirë. Madje, edhe një pikë e padukshme në këtë botë të madhe, bota e vogël e Tiranës, do të kishte qenë tërësisht ndryshe. Edhe vetë politika, arti pa art që kushtëzon nervin e Tiranës, gjithashtu padyshim do të kishte qenë më e mirë.

Javën që shkoi, këtë javë, por dhe gjithë javët e shkuara dhe të ardhshme në Tiranë ngjajnë pothuaj njëlloj. Qeverisjet, si rregull, pretendojnë se kanë sjellë progres, që janë më të mirat e mundshme dhe që po bëjnë mrekulli, opozitat, jo si përjashtim, ngulmojnë fiks për të kundërtën. Që qeverisja është mallkimi më i rëndë që ka rënë në histori, që regresi është më dramatiku i mundshëm dhe që është armike e publikut.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në muajt e fundit që paraprijnë zgjedhjet që ndajnë kush qeveris dhe kush qeveriset, sërish deklarimet janë në skaje: e para premton standarte dhe reformë tërësore zgjedhore dhe e dyta që thotë se votat do të grabiten dhe se vullneti i votuesve do të frakturohet.

Në ditët e para pas zgjedhjeve, fituesi duartroket fitoren, humbësi mallkon vjedhjen.

Nuk ka një rast të vetëm në të paktën dy dekadat e fundit, kur e majta dhe e djathta kanë zëvendësuar njëra-tjetrën në lavjerësin e demokracisë, që të ketë ndodhur ndryshe.

Djajtë e pushtetit shndërrohen në ëngjëj në opozitë dhe anasjelltas.

Të mirët e një kohe, bëhen të ligjtë e kohës tjetër në sytë dhe në ligjërimin e palëve, pavarësisht ngjyrës. Arsyet e këtij shndërrimi mund të shjegohen vetëm me alkiminë e pabesë të pushtetit, por kjo nuk është as e plotë dhe as plotësisht e vërtetë, sa kohë që nuk përmendet kryearsyeja: nuk ekzistojnë as djajtë dhe as ëngëjt, as kur janë në pushtet dhe as dalin në opozitë, por ka interesa që ndryshojnë dhe falë tyre, ndryshojnë këndvështrimet mbi të njëjtën gjë. Arsye është edhe harresa e plotë dhe mospërfillja e ftohtë ndaj këshillës së urtë kristiane, parakristiane dhe e urtisë pannjerëzore: “Mos i bëj tjetrit atë që nuk do të dojë të ta bënin ty!”

Të shtunën e protestës as Lulzim Basha nuk ishte i sigurt për numrin e protestuesve që do t’i përgjigjeshin thirrjes së opozitës për të dalë në bulevard. Të shtunën e protestës as Edi Rama nuk pati dyshim se do të duhej të bënte diferencën me të shkuarën, qoftë dhe duke transmetuar “live” nga facebook-u i tij, lumin e njerëzve që i dogjën shëmbëlltyrën me zjarr.

Të dielën që u gdhi nën çadër dhe më pas, të hënën, të martën dhe në ditët që do të vazhdojë protesta, edhe shumë më tepër, situata nisi të ndryshojë.

Edi Paloka fliste si Saimir Tahiri. Ristani nuk i linte mangut asgjë fjalorit të Ballës. Ben Imami i ngjante pikë për pikë Ben Ahmetajt. Vetëm toni, gjatësia dhe gjinia e ndryshonte ligjërimin e djeshëm të opozitarit Ilir Beqja nga denoncimet e sotme të Albana Vokshit. Njëlloj sikur të mos ketë kufi dhe të mos dihet më se  kush është pasqyra dhe kush është fytyra.

Majko nuk ka folur ende se po peshon atë që do të thotë.

I vetmi që ka folur njëlloj si në opozitë ashtu dhe në opozitë është Kastrioti. Ato që Islami ju thoshte demokratëve si socialist në 2009-ën, jua thotë socialistëve si demokrat në 2017-ën.

“Manifestimet tona të protestës janë manifestime të një shpirti opozitar që nuk jepet dhe që qëndron e palëkundur”, thoshte Edi Rama.

“Zoti Rama le të shtrihet përdhe, të bëjë çfarë të dojë. Unë zgjedhjet do t’i bëj. …dhe nuk pranoj t’i shtyj ato asnjë ditë”, thoshte Sali Berisha.

I pari protestonte në 2010-ën për zgjedhjet që i konsideronte të vjedhura dhe të fshehura në kutitë e mbyllura, i dyti premtonte në 2009-ën zgjedhje si të vetmen zgjidhje. Të dy bashkë, Berisha dhe Rama, në 2008-ën gjetën zgjidhjen si të vrisnin Metën me kod zgjedhor, pa kujtuar ditën, kur Iliri kushtëzoi në 2005-ën largimin e një kryeministri (Nanos) dhe pa besuar se do të vinte dita kur i jepte vendit emrin e një kryeministri në 2009-ën (Berishën) dhe do të sillte në zyrën e kryeministrit një tjetër emër (Ramën). Qoftë njëri, qoftë tjetri, qoftë Nano nga e shkuara, qoftë Basha si një premtim i të nesërmes, qoftë Rama e Meta me Berishën në mes, pavarësisht besimit dhe ngjyrës së fanellës politike, një ditë, kur kanë qenë nën dhembje opozite, me siguri kanë menduar për thikat që kanë prodhuar, kur kanë qenë në pushtet. Që kanë bërë atë që ju bëhet. Nëse kujtojnë pikërisht sot, me çadrën blu në bulevard, atë që do duhej ta bënin dje me çadrën rozë në të njëjtin bulevard, padyshim Shqipëria e nesërme do të jetë ndryshe. Edhe qytetari shqiptar. Ai që thirret të zgjedhë ata që do ta qeverisin dhe shpreson që do ta qeverisin po ata që ai do të zgjedhë.

/javanews.al/

Etiketa: alkimidjajëngjëjfytyratkëndvështrimlavjerësLorenc Vangjelipasqyrat

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Associated Press: BE thirrje opozitës të mos bllokojë reformën

Associated Press: BE thirrje opozitës të mos bllokojë reformën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com