“Për dy vaksina”, Majlinda Bregu tregon vuajtjet e prindërve nga Covid: Po luftojmë që mos të na bëjnë hatanë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Për dy vaksina”, Majlinda Bregu tregon vuajtjet e prindërve nga Covid: Po luftojmë që mos të na bëjnë hatanë

06:09 | 15/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka rrëfyer eksperiencën e vështirë me prindërit e saj, të prekur nga Covid-19.

Ajo thotë se prindërit e saj nuk ishin vaksinuar nga frika se vaksina shkakton problem, ndërsa tashmë ato që prej 25 ditësh po luftojnë me virusin vdekjeprurës.

Më tej, ajo thotë se e ëma e ka kaluar me keq sëmundjen dhe falenderon mjekët për shpëtimin e saj.

Read more

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Postimi i plotë:

Për dy vaksina!

Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin.

Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm.

Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë.

Shumë afër ‘hata-së’ ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë.

Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur.

Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvëndëson një palë lot me të tjerë.

Zoti dhe profesionalizmi e përkushtimi i Dr. Blerim Arapit Blerim Arapi dhe ekipit të tij, mamin na e ktheu në jetë.

Mundimi vazhdon, por mrekullia ndodhi.

E teksa bashkë me motrat, po mundoheshim të mbusheshim me frymë për mamin, n? spital përfundoi Babi.

I lodhur, i drobitur, i përkeqësuar papritur…

Dr. Silvana Bala, Dr. Arjan Mezini e gjithë ekipi mjekësor i papërtuar që po kujdesen për Babin- Faleminderit!

Faleminderit për shpejtësinë Urgjencës Kombëtare që kanë mbërritur edhe më shpejt nga sa prisnim.

Uroj të dalim sa më shpejt, nga kjo spirale mundimi, këputje shpirti dhe përballje me vdekjen.

Po. Me vdekjen!

Kaq e rëndë është pesha e shpëtimit të njerëzve të dashur, sa paradoksalisht e lehtë, është marrja e vaksinës!

Etiketa: “Për dy vaksina”Majlinda Bregu tregon vuajtjet e prindërve nga Covid: Po luftojmë që mos të na bëjnë hatanë

Të Lidhura

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

nga 27
16:49 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë. Pas një konflikti mes...

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

nga 27
16:39 | 03/04/2026
0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht,...

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

nga 27
16:31 | 03/04/2026
0

Një përplasje e papritur ka ndodhur te Vllaznia mes dy lojtarëve. Gjatë seancës stërvitore, Melos Bajrami dhe Charles Bismark kanë...

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

nga 27
16:17 | 03/04/2026
0

Durrës/ Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që...

Para
LDK shpall fitoren në Prishtinë

LDK shpall fitoren në Prishtinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

16:49 | 03/04/2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

16:39 | 03/04/2026
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

16:31 | 03/04/2026
Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

16:17 | 03/04/2026
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

16:11 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –
  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –
  • A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –
  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com