“Për çfarë t’i shkoj, për spiunllëk?!”, Korreshi tregon raportet me Berishën dhe përplasjet brenda PD – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Për çfarë t’i shkoj, për spiunllëk?!”, Korreshi tregon raportet me Berishën dhe përplasjet brenda PD –

08:14 | 21/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari –

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025 –

Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë –

Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci –

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi foli për raportet e tij me kryetarin e selisë blu, Sali Berisha dhe debatin e brendshëm që lidhet me luftën në vitet e fundit brenda PD-së, garën dhe debatet, deri tek përjashtimi nga kandidimi i Ervin Salianjit.

Ligjvënësi deklaroi se Berisha është personi i duhur për ta drejtuar selinë blu dhe për t’u rizgjedhur, por ai shtoi se nuk kishte frikë nga shprehja e mendimit kundër apo “kartoni i kuq”.

Madje rrëfeu se i kishte shkuar vetëm një herë në zyrë Berishës, pas një prje protestave kombëtare ku u arrestuan shumë mbështetës opozitarë.

“Unë zotin Berisha vetëm një herë i kam hyrë në zyrë. Nuk ka pasur nevojë për t’i shkuar në zyrë. Për çfarë do t’i vete, për spiunllëk, për çfarë? Vetëm njëherë që mendova se ishte e nevojshme i shkova në zyrë. Nuk e kam kërkuar kurrë dhe nuk ka frikë as nga kartonat e kuq se mund të them diçka. Unë them çfarë mendoj unë. Ishte rasti pas një prej protestave të fundit kur u arrestuan 41 protestues.

Unë nuk kam frikë nga kartoni i kuq apo ndëshkimi. Unë e them mendimin tim hapur, nuk kam frikë të shprehem. Edhe kur ishte Basha kryetar vetëm një herë i kam shkuar në zyrë.Dhe atë herë nuk shkova vetëm sepse nuk kam pasur ndonjëherë nevojë t’i them diçka që mund t’ia thoja në zyrë.

Edhe tek zoti Basha 1 herë kam hyrë, për zgjedhjet e marsit. Nëse nuk ke shenjtanllëk për çfarë do i shkosh në zyrë përveç spiunllëqe. Çfarë do u thoja që s’mund ta thoja në mbledhje grupi për shembull. Duhet ta shohësh hapin, trenin ku ndodhesh, për çfarë je dhe sa larg do shkosh”, u shpreh deputeti demokrat mes të tjerash në studion e “News 24”.

I pyetur nëse do e votojë Korreshi kryetarin Berisha në trenin që ndodhet, ai u përgjigj:

“Po, do e votoj. Nga komunikimet që kam dhe informacionet e deritanishme, zoti Berisha është kandidatura e vetme që mund të jetë kryetar i PD”.

Por ai ishte kundër problemeve të brendshme apo përjashtimeve dhe luftës në selinë blu siç ka ndodhur këto vite, sepse kjo krijon kosto.

“Çdo njeri që largohet nga PD në mënyrë brutale jep kosto. Kështu ndodhi edhe me Berishën kur u largua, edhe me Bashën. Pse duhet të largohet Korreshi psh., kjo ka kosto. Çfarë mund t’i thuash tjetrit, ik ti se duam ne?! Unë nuk pretendoj se jam më i zgjuar se Berisha. A mendoni se zoti Berisha nuk i di këto diskurse apo problematika?  Sot kemi perceptimin se po të kemi përsëri një problem në PD do kemi të tjera. Kam qenë edhe në zgjedhjet e 2021 dhe të 2025, kemi qenë shumë afër më 2021. Kemi bërë shumë gabime, psh., në zgjedhjet lokale, sepse ndjehet, është fryma, demokratët e ndjejnë, duhet të jemi aty”, shpjegoi ligjvënësi demokrat për emisionin “Kjo Javë”.

Por a është Berisha i vetmi që mund ta çojë PD-në drejt suksesit?

“Unë personalisht nuk njoh njeri tjetër sesa Sali Berisha që të mbledhë aq shumë vota. Ai mbledh njerëz rreth vetes, ai na e tregoi këtë në zgjedhje. Lulzim Basha nuk mori dot një deputet”, tha deputeti.

Korreshi tregoi se ka pasur edhe disa episode kur grupi ka dalë kundër propozimeve të Berishës, ku përmendi propozimin për bojkot të Komisionit të Reformës Territoriale.

“Patjetër që ka pakënaqësi ndaj kryetarit, ne nuk jemi në diktaturë. Ka kontestim në vendime të caktuara. U artikulua në mbledhje që u mbështet edhe nga Berisha që nuk do të hynim në Komisionin e Reformës Territoriale, por grupi u ngrit i gjithi pati kurajën dhe tha kjo po na çon në rrugën e gabuar. I thamë ose do t’i bojkotojmë të gjitha ose asnjë. Berisha atëherë tha po”, u shpreh ai.

Korreshi ndau edhe një koment për ish-kolegun Ervin Salianji, duke treguar se mes tyre ka një ftohje në marrëdhënie për shkak se prej kohësh ai nuk e merrte më në telefon.

Por shtoi se ishte dakord që Salianji të kandidonte në garën e PD-së.

“Për mendimin tim Salianji le të futet. Çdo gjë tregohet me votë, nëse ke votën, hallall, jepi dorën për fitoren. Salianji ëhstë miku im, në fakt ka qenë shok dhe miku im, sepse këto kohët e fundit nuk kam marrë asnjë telefonatë prej tij. I jam gjendur në momente të vështira, nuk e di pse nuk ka marrë më. Kur të vijë herë tjetër në studio pyeteni”, u shpreh ai.

Kurse për Evi Kokalarin, që gjithashtu ka deklaruar kandidimin për kreun e PD-së, Korreshi tha: “Për Kokalarin nuk kam mendim, sepse nuk e njoh personalisht, nuk flas nëse s’e njoh vetë apo nëpërmjet medias. Nuk e njoh. Nuk mund t’ja jap votën një njeriu që s’e njoh”.

Të Lidhura

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari –

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari –

nga 27
11:08 | 23/03/2026
0

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në aksin rrugor...

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025 –

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025 –

nga 27
11:04 | 23/03/2026
0

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës...

Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë –

Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë –

nga 27
10:52 | 23/03/2026
0

Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” dhuroi përballje të forta dhe paraqitje të spikatura nga disa prej futbollistëve të...

Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci –

Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci –

nga 27
10:26 | 23/03/2026
0

Ambasada gjermane në Tiranë thekson se protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari –

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari –

11:08 | 23/03/2026
Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025 –

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025 –

11:04 | 23/03/2026
Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë –

Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë –

10:52 | 23/03/2026
Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci –

Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci –

10:26 | 23/03/2026
Ka raportime për dhunë policore –

Ka raportime për dhunë policore –

10:14 | 23/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari –
  • Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025 –
  • Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë –
  • Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci –
  • Ka raportime për dhunë policore –
  • Ka raportime për dhunë policore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari –
  • Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com