Kreu i PD Sali Berisha më herët ka ftuar në takim partitë politike, shoqëritë civile e sindikatat për bashkëpunim.
Tryeza “Zgjidhja për Shqipërinë”, theksohet se do të mbahet më 9 janar në orën 11:00. Kujtojmë se me një emër të tillë ka qenë partia e drejtuar nga Koco Kokëdhima.

I pyetur për ftesën e Berishës për tu ulur në tryezë, Adriatik Lapaj tha se është me rëndësi që qytetarët të dalin në shesh, përtej logove të partive. Në fund, ai theksoi se thelbi i protestës është të ndërgjegjësojë qytetarët për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendoset diskursi publik si dorëheqja e Ramës si një nga njerëzit e korruptuar.
“Për çfarë na duhen tryezat? Ne na duhen qytetarët në shesh. Përfaqësues nga të gjitha organizatat, një komitet që selinë ta ketë në Bulevard duke marrë vendimin për largimin e Ramës. Unë jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë. Unë jam i gatshëm të bëj hap pas nëse ky detyrohet të ikë. Thelbi i protestës është të ndërgjegjësojë qytetarët për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendoset diskursi publik si dorëheqja e Ramës si një nga njerëzit e korruptuar. Sheshet do të duhet të jenë plot, por e kuptoj edhe humbjen e shpresës. Pasi njerëzit kanë parë si rrugë ikjen”, deklaroi Lapaj.
gijotina.com/








