Për Arbanën… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për Arbanën…

09:28 | 14/05/2017
në Shqiperi
0

“Nuk kam më asnjë dyshim… armikun e kemi mes vedi. Nuk ka armik më të madh se injoranca, krimi dhe urrejtja. Dora e fanatizmit, urrejtjes dhe dhunës ra sot mbi ty motër, sepse ti i sfidove… the atë që mendoje, ashtu si deshe e ashtu si e ndjeve. Por kurajo, historia jonë ka parë edhe më keq…”

“Për Arbanën…” e ka titulluar mesazhin e saj në Facebook, ligjvënësja e kuvendit të Shqipërisë Mesila Doda. Ajo ka reaguar ndaj dhunës makabre të ushtruar mbi gazetaren e  Kosovës Arbana Xarra. Mesila Doda shkruan se tashmë s’ka asnjë dyshim “armikun e kemi mes vedi. Nuk ka armik më të madh se injoranca, krimi dhe urrejtja. Dora e fanatizmit, urrejtjes dhe dhunës ra sot mbi ty motër, sepse ti i sfidove… the atë që mendoje, ashtu si deshe e ashtu si e ndjeve. Por kurajo, historia jonë ka parë edhe më keq…”. Në mesazhin e saj të ndjerë për Arbana Xarrën, Doda hedh kritikat e saj për të gjtihë ata që nuk reagojnë përballë kësaj dhunë të pashoqe mbi një gazetare, aktiviste, grua e nënë.

 

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Nga Mesila Doda

Na drithërove Arbanë…fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo parashikim se deri ku shkon tërbimi e marria njerzore. Shkëmbyem mesazhe para thuajse një jave. Ishe e shqetësuar për kërcënimet që më kishin mbërritur mua nga huliganët maqedonas e në ndërkohë më shkruaje për drojën që po rritej sepse kërcënimet për ty po rriteshin. Një bisedë e trishtë dhe shqetësim me atë që ndodhte me bashkëkombasit tanë në Shqipëri, Kosovë e Iliridë. Ishe trishtuar thellë për Zijadinin e më nise fotot e tij. Atë ditë as që mund ta imagjinoja që huliganë të tjerë, për turpin tim dhe tëndin me të njëjtin gjak e kombësi me ne, do të vërsuleshin e dhunonin ty njësoj si shkjau Zijadinin.

E dashur Arbanë! Ne të dyja shumë herë kemi patur opinione të ndryshme e me siguri për shumë gjëra nuk do biem dakord as sot, por për mua ti je një nga gratë shqiptare që ke sfiduar me kurajo e forcë dhunën, ekstremizmin, injorancën e poshtërsinë… Sot me dhunën e ushtruar mbi ty unë nuk kam më asnjë dyshim… armikun e kemi mes vedi. Nuk ka armik më të madh se injoranca, krimi dhe urrejtja. Dora e fanatizmit, urrejtjes dhe dhunës ra sot mbi ty motër, sepse ti i sfidove… the atë që mendoje, ashtu si deshe e ashtu si e ndjeve. Por kurajo, historia jonë ka parë edhe më keq…

Para thuajse 70 vitesh një grua intelektuale, politikane e filozofe, Musine Kokalari u bë simbol i qëndresës, u torturua, u burgos, e vdiq në mjerim dhe e internuar, por nuk e thyen dot.

Motër Maria Tuci u burgos, u torturua e vdiq nën tortura, për besimin e saj katolik… torturat mbi të ishin çnjerëzore.

Sabiha Kasimati, shkencëtare… u burgos, torturua e vra bashkë me të tjerë për nje krim që se kish bërë kurrë. Janë simbole të një kohe tjetër, por i vranë sepse sfiduan modelin e kohës dhe sfida e modelit është e rëndë, në këtë vendin tonë, poshtë e sipër Drinit.

E di pse Arbanë? Se me gjasa gruaja është e mirë kur e hap gojën aq sa don një burrë, burri në shtëpi, eprori në punë, dhe opinioni i hazdisur për ato që guxojnë të jenë më publike. Gruaja shërben për aq sa i duhet një burri dhe kur ajo i del nga kontrolli nisin sharjet, fyerjet, kërcënimet, rrahjet, dhuna, vrasjet, burgosjet… Këto jemi ne Arbana… Trishtimi më shkon edhe më tej. Nga ky rast do duhej të niste jo thjesht një peticion po një lëvizje për ta mbrojtur gruan. Gratë heshtin, burrat e tjerë në mos gëzojnë, fshihen. Me ty merr fund lufta e fshehur mes dhunës që na konsumohet cdo ditë e që bëjmë sikur se shohim. Nuk pashë kënd sot të thosh “Je suiss Arbana”… Kanë halle protestash, qeverie e zgjedhjesh. Burrat kanë halle më të mëdha e gratë kanë hallet e burrave që kanë afër…

Arbana, më jepje zemër e kurajo përpara një jave. Unë sot të lutem, të kërkoj mos të thyhesh e mos të tërhiqesh. Nuk të kanë thyer shpirtin, të kanë lënduar trupin, e të dyja e dimë që trupi është i shërueshëm, njollat e dhunës do shkojnë por ti duhet të ecësh e mos të ndalosh për asnjë dekikë sepse ky vend ka nevojë për modele të mira dhe ti je një prej tyre. Gjithë gratë e shoqërisë civile, politikës, mdias sot duhet të rrethojnë ty sepse me ty është prekur kurajo e tyre, sepse ky është i vetmi rast kur ja vlejnë të therrasin e madje të ulërasin, Je suiss Arbana!!!

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Ndocaj: Tre muskitierët në themelimin e Republikës së Re

Ndocaj: Tre muskitierët në themelimin e Republikës së Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

15:45 | 15/01/2026
Vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon për gjykim çështjen pas 1 viti pezullim –

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –

15:31 | 15/01/2026
Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

15:15 | 15/01/2026
Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –

Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –

14:59 | 15/01/2026
Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike –

Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike –

14:45 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –
  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –
  • Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –
  • Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –
  • Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike –
  • Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –
  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com