Zv/kryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se unaza e Pogradecit është projekti tjetër i qeverisë i cili pritet të nisë së shpejti.
Peleshi sëbashku me Ministri i Pushtetit vendor Eduard Shalsi kanë inspektuar rikonstruksionin e rrugës në hyrje të qytetit, ku së fundi punimet janë fokusuar tek ndërtimi i tunelit panoramik që do të jetë një atraksion për turistët.
“Kemi bërë një ndërhyrje të vështirë me një tunel të pjesshëm i cili do të jetë edhe panoramic por dhe do të krijojë kthimin në gjëndjen e mëparshme të kësaj rruge. Brenda pak javësh do të nisë një investim madhor që do të jetë Unaza e Pogradecit”, tha Peleshi.
Ndërsa Shalsi nuk i ka kursyer ironitë për drejtuesit në Bashkinë e Pogradecit duke thënë se po ndjek modelin e përgjumjes njësoj si lideri i opozitës.