Në fund të mbledhjes lidhur me situatën e kanabisit në vend ka qenë zv.kryeministri Niko Peleshi që ka bërë një deklaratë për mediat. Në prononcimin e tij, Peleshi ka theksuar se çështja e kanabisit dhe debatet për të duhet të bazohen tek të dhënat zyrtare dhe jo tek perceptimet që i japin karakter politik.
“Ne kishim shpresën se në këtë nivel tryeza do t’i largohej vlerësimit të përceptimeve, por nuk ka ndonjë sekret se institucionet tona nuk kanë arritur ende nivelin e duhur për të bërë vlerësime të sakta dhe jo të bazuara në perceptime.
Do të ngremë në një nivel tjetër luftën kundër këtij fenomeni, që nuk lindi sot e as do të mbarojë nesër. Brenda fundit të janarit do të hartohet një strategji integrale kundër kanabisit, duke mundësuar parandalimin e kultivimit dhe duke ofruar incentivë për të varfërit që shpesh kriminalizohen“, ka thënë Peleshi.
Megjithatë, në gjykimin e tij, “kjo është një tryezë e vonuar sepse qeveria i ka dhënë rezultatet e veta”.