Një fshatar i Buqanit të Pejës, i irrituar nga emërimi i një rruge të fshatit me emrin e një meshtari katolik, ka hequr tabelën njoftuese të vendosur buzë rrugës së fshatit.
Bëhet fjalë për tabelën njoftuese të rrugës që mban emrin e meshtarit At Lugj Palaj, dëshmor që ra në kryerje të detyrës së shenjtë për njerëzimin.
“Radikalisti islamik Armend Gashi, nga fshati Buqan i Pejës, largon pllakatën që mban emrin e heroit kombëtar Luigj Palaj, për të vetmen arsye që i përket fesë katolike. Nuk është hera e parë që katolikët dhe agnostikët nga kjo trevë (Gllogjani, Nepolja, Lugagjija, Kosoriqi e Buqani) kanë probleme me këtë djalë dhe grupin e tij ekstremist radikal islamist dhe turkofil”, shkruan në facebook faqja që ka shpërndarë videon.
https://www.facebook.com/ILLYROPIAN/videos/1100094973532262/