Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar –

15:24 | 26/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

Kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi i kalon me tender fiktiv paratë e pedonales së Ksamilit në arkën e biznesmenit Neim Beqiraj. Megjithëse letrat e tenderit i ka qendisur nënkryetari Florjan Sali (ish-kryetar i Njësisë Administrative të Ksamilit) të gjithë e dinë që në këtë bashki është Oltion Çaçi që e bën ligjin.

Më konkretisht, dalin detaje nga prokurimi i dyshimtë i kontratës me objekt: “Ndërtim pedonale segmenti rrugëve “Dea –Isadora Dunkan- Alida Hysku”, Ksamil” me fondin Limit 83 333 333 lekë pa TVSH.

Fituesi, në përfundim të afateve të ankimit, u shpall më 5 dhjetor 2025, ndërsa vlera totale përfundimtare e kontratës është fiksuar në shifrën 97 000 167.60 Lek me tvsh.

Në tenderin e mbajtur më 5 nëntor 2025 kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar dhe marrëveshje të heshtur mes operatorëve pjesëmarrës.

Sipas dokumenteve, në këtë procedurë kanë marrë pjesë operatorë “konkurrues”: “BEQIRI” SHPK me pronar Neim Beqirajn dhe “C O L O M B O” SHPK, me pronare Diana Laba.

Janë dy kompani nga Fieri, me seli në dy lagje ngjitur dhe partnere të vjetra në biznes.

Njëra kompani ka bërë ofertën 80 833 473,00 lekë pa TVSH dhe tjetra 82 486 852 lekë pa TVSH.

Pra, kemi oferta gati sa fondi limit dhe të ngjashme si dy pika uji. Kjo është e mjaftueshme që tenderi të anulohet.

Dy kompanitë garojnë krejt fiktivisht me njëra tjetrën, pasi shpesh kanë qenë ortake (në marrëveshje të tipit BOE) në kontrata publike që i kanë përfituar në të kaluarën. Po sjellim këtu dy shembuj, që të vërtetojmë se dy firmat pjesëmarrëse në tënderin e pedonales së Ksamilit ndajnë interesa ekonomike dhe marrëveshje së bashku.

Kështu në tetor 2018, “Beqiri” shpk dhe “Colombo” shpk kanë hyrë të bashkuara me marrrëveshje në tenderin e bashkisë Durrës me objekt “Rikonstruksion i shkollës së mesme “Leonik Tomeo” dhe kanë përfituar fondin 99 860 000,00 lekë pa TVSH.

Pak më vonë, sërish nga Bashkia Durres, dy kompanitë kanë marrë së bashku me marrëveshje tenderin “Reabilitimi kanalit KUL F.II dhe KUL F.III” me fondin limit 54 166 000,00 lekë pa TVSH. Kontrata është firmosur më 26 korrik 2019.

Beqiri merr miliona euro tendera dhe i lë punët pa mbaruar

Kompania “Beqiri” shpk me pronar Neim Beqirajn ka treguar në të kaluarën se merr paratë dhe nuk kryen punën.

Kështu, në vitin 2016, kompania “Beqiri” firmosi me Bashkinë Durrës kontratën “Rindërtim i urës që lidh fshatin Jubë me Rrushkull dhe segmenti rrugor që lidh rrugën”. Vlera e fondit limit ishte 21 552 000,00 lekë pa përfshirë TVSH.

Ura 115 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë u rikonstruktua më në fund në vitin 2017 me fondet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe bashkisë Durrës. Por kjo rrugë pak kohë më pas ishte në gjendje të degraduar.

Për banorët e zonës, ura e tipit “Bejli” ishte kthyer në shqetësimin kryesor të tyre. Fotoja tregon situatën në qershor 2023, kur Rruga Ura Durrës e detyruar nga protestat e banorëve po kryente disa arnime me dërrasa.

Në qershor të vitit 2017, Beqiraj mori nga Erion Veliaj tenderin për ndërtimin e rrugës “Danish Jukniu” në Tiranë me fondin limit 38 732 631,00 lekë.

Rruga duhej mbyllur për 6 muaj, por Beqiraj nuk arriti të mbyllte punimet në afat ashtu siç nënshkroi kontratën. Ç’ndodhi? Në prill 2018, Erion Veliaj i dha fond shtesë kompanisë që të vazhdonte punën. Pra, bashkia derdhi edhe 5 576 441 lekë tek xhepi i Neim Beqirajt.

Në 20 maj 2022, kjo kompani mori tenderin e rindërtimit të rrugës tek Currilat, e cila është kryer me cilësi të dobët.

Tenderi “Rikonstruksion rruga Currila segmenti hotel Ferrara – Guest House” e kishte fondin limit 37 248 896,00 lekë.

Kodra e Currilave në Durrës thuajse u lëshua në janar 2023  mbi rrugën mbi të cilën ngrihet, teksa shembja e skarpateve anësore dhe çarja e rrjetave mbrojtëse bëri që dherat të pushtonin aksin që lidh zonën me qytetin e Durrësit. Teksa kjo duket të jetë një situatë që përsëritet thuajse sa herë ka reshje të dendura shiu, ajo ç’ka del në pah është dështim i punimeve. “Por, pavarësisht këtij fakti, ende nuk është bërë asnjë ndjekje penale nga Prokuroria e Durrësit apo  të ketë nisur ndonjë hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit…” deklaronte në këtë kohë Dega e PD Durrës.

Kompania është favorizuar vazhdimisht nga zyrtarë bashkish me procedura me “Flamur të kuq”, shenja që përdor Open Data Albania për të sinjalizuar riskun e korrupsionit.

Kështu, më 25 qershor 2024, kryebashkiaku Erion veliaj i ka dhënë Neim Beqirit tenderin me vlerë afërsisht 1 milion euro me objekt ‘Ndërtim Ura e Bonarakëve, Ibë e Poshtme’.

 

 

 

Sipas dokumentit të mësipërm, Ura duhet të niste nga ndërtimi më 1 gusht 2024 dhe duhej të dorëzohej brenda 6  muajsh. Pra, ura duhej të kishte përfunduar në shkurt 2025. Kjo foto më poshtë, është shkrepur nga ATSH më 13 korrik 2025, ku punimet dukeshin shumë larg përfundimit.

Nga ana tjetër, megjithë këtë paaftësi të kompanisë për të kryer punimet me cilësi dhe në afat, niveli i lartë i korrupsionit e ndihmon Neim Beqirajn që të vazhdojë të marrë miliona euro kontrata publike.

Kështu, më 29 janar 2025, kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i ka skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit e tenderit dhe ia ka dhënë Neim Beqirit kontratën me objekt: “Rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e Njësisë Administrative Fratar dhe Kutë”.

Janë 51 971 681,00 lekë që Ismailaj i xhiron në shkelje të rregullave të prokurimit, duke favorizuar mikun e tij biznesmenin Neim Beqiraj.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Të Lidhura

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

nga 27
17:20 | 26/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë ditën e djeshme, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë...

Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

nga 27
17:16 | 26/12/2025
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kontrollet e ushtruara këtë të premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

nga 27
17:00 | 26/12/2025
0

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin pasditen e kësaj të premte, për 22 personat e grupit kriminal, të arrestuar pak...

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

nga 27
16:56 | 26/12/2025
0

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar...

Para
Kontrolle në kuadër të hetimeve për Ballukun –

Kontrolle në kuadër të hetimeve për Ballukun -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

17:20 | 26/12/2025
Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

17:16 | 26/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

17:00 | 26/12/2025
Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

16:56 | 26/12/2025
Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –

Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –

16:46 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –
  • Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –
  • Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –
  • Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –
  • Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –
  • Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –
  • Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com