Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i PD, organi më i rëndësishëm vendimmarrës i partisë. 7500 anëtarë të Kuvendit do votojnë draftin e ndryshimeve statutore. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë ndër të parët që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve.
Ndonëse kritikët e ashpër të Bashës, Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu kanë bojkotuar punimet e Kuvendit, aty është parë Besnik Mustafaj. Ky i fundit njihet si kritik i lidershipit demokrat.
I pranishëm është edhe ish-kryetari dhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha. Nuk mungojnë as aleatët si Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Agron Duka. Në punimet e Kuvendit Kombëtar demokrat marrin pjesë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.
Axhenda e Kuvendit Kombëtar të PD:
1.Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
2.Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
3.Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
4.Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
5.Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
6.Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.