Pazaret e tenderit/ Përgjimet që “fundosën” ish-kryebashkiakun Tushe, bisedat mes tij, biznesmenëve dhe drejtoreve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pazaret e tenderit/ Përgjimet që “fundosën” ish-kryebashkiakun Tushe, bisedat mes tij, biznesmenëve dhe drejtoreve

13:18 | 08/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar dosjen e plotë të SPAK, ku përfshihen përgjime e biseda mes ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe e ish-zyrtarëve të tjerë, tashmë të arrestuar për korrupsion.

Në një nga përgjimet, i përkon datës 20/09/2020, ku shtetasi Flamur Peqini, (drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike) zhvillon një bisedë telefonike me shtetasin Arben Avduli, i cili sipas tij, edhe pse i përmbushte të gjitha kriteret për të fituar tenderin, është skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Biseda:

Read more

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Flamur Peqini: Po…

Arben Avduli: Drejtor si je, si i ke nga shpija?

Flamur Peqini: Mirë Beni, ça bën ti, si kalon?

Arben Avdyli: Unë të mora sepse të kam mik dhe nuk dua që,,, të jem kështu ndaj teje dhe ndaj atit të madhit, unë kam arritur sot që po flas me ty… dhe i kam të gjitha në dispozicion, i kam marrë përmes firmës tjetër dhe i kam marrë letrat dhe letrat që të ka çuar firma i kam të gjitha në zyrë… dhe i di të gjitha gjëratt cfarë janë bërë, normalisht, skualifikimi im është zero, sepse ai kamionçinat i ka kështu… punëtorët si ka, karpentierët si ka, të gjitha gjërat si ka dhe e ke kualifikuar… përgjegjësia është te ty dhe ata që kanë firmos dhe nuk janë tek ata që urdhërojnë, unë ta them si mik.

Një bisedë tejtër, e cila ilustrohet në dosjen e SPAK, është dhe ajo e datës 24/9/2020, ku shtetasi Bujar Murati, administrator i firmës fituese, bisedon me shtetasin Ibrahim Lami, ku ky i fundit, i transmeton se firma e tij e ndërtimit është shpallur fituese e tenderit.

Ibrahim Lami: Urdhëro se mos je i zënë

Bujar Murati: Kushe ça bane…

Ibrahim Lami: U ktheve nga Berati apo jo…

Bujar Murati: Po po, u ktheva, sot kam çu çunin në futboll, ku je tashi?

Ibrahim Lami:
 Dy pyetje të vogla kam, a të marr në Whatsapp apo këtu se nuk ka naj gja.

Bujar Murati: Jo ore fol se për punën flasim ne ça të duam…

Ibrahim Lami:
 Tani kontratën mes meje dhe teje si do e bëjmë ne…

Bujar Murati: Do e bëjmë me nënkontratim siç kemi rënë dakord ti mi pret mua ja pres shtetit…

Ibrahim Lami: Në rregull… tashi ata mi presin mua fatura…

Flamur Peqini: Ja rrezueme ate që do ai… dhe e bëj çfarë të dojë ai me ata të veten, unë ia bëra gati ia kopsita të gjithën dhe nesër do ia nis me postë.

Ibrahim Lami: Po ishalla nuk e çon andej ai…

Më datë 28/09/2020, shtetasit Flamur Peqini, bisedon me shtetasin Ibrahim Lami dhe flasin mbi ankimimin që ka bërë firma Avduli, për mos fitimin e tenderit.

Biseda:

Flamur Peqini: E çuam përgjigjen që të premten, unë tani, ia qëndisa dhe ia çova, tani të shohim çfarë do të bëj ai.

Ibrahim Lami: Po kushedi tani ca të them unë…

Flamur Peqini: Tashi ku ka të drejtë të ankohet ai… ai ju ve në dijeni juve ai?

Ibrahim Lami: Ankohet aty tani te APP dhe normal na ve në dijeni dhe neve ai na nis një shkresë dhe ne ai, si rregull nuk bie dakord me përgjigjen ai dhe bën
një ankesë te APP.

Flamur Peqini: E marr vesh e marr vesh, po si kaq burrë i poshtër qenka ky o…

Ibrahim Lami: Më të poshtër nuk ka ta gjesh, po hajt ne e bëjmë atë që duhet bërë…

Flamur Peqini A e di ti ce halli kam unë, se dikush aty nga brenda ia ka cuar një informacion atij…

Ibrahim Lami: 
Jo nga aty jo, por nga ata lart po…

Flamur Peqini: Nuk e di se një ia ka çu… këtë mbaje për vete se ma tha kryetari mu… do ta gjeje dhe do ti q* nënën tha.

Bisedat e zhvilluara mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit, më 24-25 .09 2020. Në biseda konfirmohet se ata njihen dhe kanë miqësi me njëri-tjetrin.

Biseda:

Tushe: Si u gdhive ca bën?

Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti ca bën?

Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot sot se fola dhe me atë dhe e lashë javës tjetër, por unë nesër do të jem në Tiranë, se ka goca provim dhe do të jem atje, se më
morën në mjes këta Erjon… më këta raportimet, për tërmetin se është ndje shumë këtu.. dola t’u pi cigare…

Ibrahim Lami: E dëgjova e dëgjova, në Lushnje ishte ajo?

Fatos Tushe: Ti ça po bën?

Ibrahim Lami: Hiç o hiç piva një kafe me B… dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do fas edhe me Fatosin.

Fatos Tushe: Epo mirë të jetë mirë, a vajti në parlament oo…

Ibrahim Lami: Po vajti bilës e çova unë.

Fatos Tushe: Pse s’ishte ai çuni apo i dha dërmën atij prapë?

Ibrahim Lami: Jo mo si dha dërmën, por më dha një dy fletë rrapi për puna atje lart dhe hajt isha për mbarë.

Etiketa: Gazetarja Klodiana Lalaish-kryebashkiaku TushePazaret e tenderitpergjimet

Të Lidhura

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

nga 27
18:58 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga vizita e tij në Vatikan, ku pritet të takohet me Atin e Shenjtë,...

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

nga 27
18:42 | 04/02/2026
0

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) anë në proces të shqyrtimit të formës dhe kapacitetit me...

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

nga 27
17:58 | 04/02/2026
0

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

17:56 | 04/02/2026
0

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

Para
Gjendet trupi i pajetë i një të moshuare në Urën e Babrroit

U vaksinua për Covid, humb ndjenjat qytetarja në Tiranë

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

18:58 | 04/02/2026
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

18:42 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:58 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:56 | 04/02/2026
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

17:48 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –
  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –
  • 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –
  • Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –
  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com