Pazaret e Gentian Gjylit bllokojnë Thethin, tenderin 3.3 miliardë lekë e merr i dënuari me burg – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pazaret e Gentian Gjylit bllokojnë Thethin, tenderin 3.3 miliardë lekë e merr i dënuari me burg

19:45 | 11/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Në 24 qershor 2024, u hap tenderi me vlerë 3.3 miliardë lekë i Autoritetit Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e rrugës së Thethit. Kjo më poshtë është pamja e këtij segmenti në 24 dhjetor 2024: I pakalueshëm!

Pamjet e ardhura nga banorët e Thethit tregojnë situatën kritike, ku trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm. Prej 3 ditësh, lëvizja ishte e pamundur për makinat e zakonshme.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Borëpastrueset kanë arritur të pastrojnë rrugën nga Boga deri afër Qafës së Thorës, por më pas janë larguar, duke lënë pjesën tjetër të rrugës të bllokuar.

Kjo situatë ka shkaktuar anulime të shumta të rezervimeve për festimet e Krishtlindjes, duke dëmtuar operatorët turistikë dhe bizneset lokale që mbështeten tek turistët në këtë periudhë.

Tenderi që u bë vitin e kaluar në verë kishte objektiv mirëmbajtjen e akseve rrugore në Bogë-Theth ku duhet të ofrohet siguria e lëvizjes për gjatë gjithë gjatësinë e aksit, përmirësimi i aksesit për turizmin duke siguruar lidhjen e lehtë dhe të sigurt për turistët që vizitojnë zonat e pasura natyrore dhe kulturore të Bogës dhe Thethit.

Tenderi i Gentian Gjylit

Me urdhër të drejtorit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është ngritur vitin e kaluar një komision për të përcaktuar fondin limit dhe një tjetër për të vlerësuar ofertat. Më pas ky prokurim vajti keq e mos më keq si rrjedhojë e korrupsionit që ka përfshirë këtë ent shtetëror.

Sipas dokumenteve, objekti i tenderit është “Loti 2: Mirëmbajtje me performancë rruga “Koplik – Bogë, Bogë – Theth, Dedaj – Razëm” (gjatësia totale 67.3 km).

Tenderi i hapur më 24 qershor 2024 e ka fondin limit  329 552 917,00 lekë, por kontrata pritet të jetë më e lartë në vlerë kur të shtohet edhe TVSH. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte caktuar më 29 korrik 2024. Do të ikte vera, dimri, erdhi pranvera dhe nuk i dihet se kur do të përfundojë pazari për kontratën.

Në këtë tender ishin vetëm dy pjesëmarrës: Bashkimi i operatorëve ekonomik “NDERTUESI 2014” & “VARAKU E” SHPK që ofruan ta bëjnë mirëmbajtjen me 243,533,743.21 (i vlerësuar me 297 pikë) si dhe bashkimi tjetër i firmave “Rroku GUEST” & “DEHA 2010”  me propozimin 247,180,684.24 lekë pa TVSH i vlerësuar me 295 pikë.

Në letër duket e lehtë, por pazari ka qenë i vështirë sepse përballen dy biznesmenët që marrin shumicën e tenderave në Shkodër. I pari është Sandër Shpati, i dyti është Rrok Gega.

Përpara se të trajtojmë se si shkoi përballja e tyre, duke marrë shkas nga ofertat e bëra, del se sa i fryrë është fondi limit nga komisioni i Gentian Gjylit. Diferenca e ofertave me fondin limit është afro 900 milionë lekë!

Tenderi është zhvilluar më datë  29 korrik 2024, nga autoriteti kontraktor ARRSH, ndërsa më 29 gusht 2024 janë njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës mbi rezultatet sipas Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për përzgjedhjen e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit. Sipas këtij vlerësimi, bashkimi “Rroku Guest” SHPK & “Deha 2010” SHPK është skualifikuar, ndërsa BOE “Ndërtuesi 2014” SHPK & “Varaku E” SHPK është kualifikuar.

Në datën 4 shtator 2024, ka shkuar ankesa e parë pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe njëkohësisht tek Autoriteti Rrugor. Kuptohet Rrok Gega nuk ishte dakord me skualifikimin e ofertës së tij ekonomike, prandaj do ta kthente përmbys tenderin me fuqinë e lidhjeve të tij politike.

Më datë 13 shtator 2024, Gjyli i ka kthyer përgjigje se nuk e pranonte ankesën e “Rroku Guest” SHPK & “Deha 2010” SHPK. Gjyli kishte disa muaj në krye të ARRSH dhe ndihej i fuqishëm në postin që sapo e kishte marrë. Kujtojmë se Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH-së, më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit,  Evis Berberi, njeriu i besuar i Zv/Kryeministres Belinda Balluku

Gjyli ishte një emërim i brendshëm në radhët e ARRSH. Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.

Evis Berberi, u arrestua me 14 mars 2024 me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK zbuloi skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Por Gega e kishte kapur fort Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) me “argumente”. Më 31 tetor 2024, me Vendimin nr. 1541/2024, KPP vendosi të pranojë ankesën e paraqitur nga “Rroku Guest” SHPK në lidhje me skualifikimin e tyre nga procedura e prokurimit.

ARRSH urdhërohej të anulonte vendimin e mbi skualifikimin e “Rroku Guest” SHPK & “Deha 2010” SHPK si dhe të korrigjonte shkeljet duke e kualifikuar këtë bashkim operatorësh ekonomikë.

Pasi u verifikua nga KPP se ARRSH ka kryer rivlerësimin e procedurës duke e kualifikuar operatorin  “Rroku Guest” SHPK & “Deha 2010” SHPK, më 19 nëntor 2024, u vendos “Të lejojë autoritetin kontraktor për vijimin me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit”.

Ndërkohë që Thethi vazhdonte i bllokuar nga bora, më 23 dhjetor 2024, ARRSH ka publikuar në sistemin elektronik dokumentin “Formular Njoftim -Fituesi Paraprak”, ndërsa publikimi në APP daton më 30 dhjetor 2024. Në këtë vendim është shpallur sërish fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë “Ndërtuesi 2014” SHPK & “Varaku E” SHPK.

Ditët epara të janarit, “Rroku Guest” SHPK & “Deha 2010” SHPK, kundërshton sërish vendimmarrjen.  Madje këtë radhë kërkohet skualifikimi i bashkimit të operatorëve ekonomikë Ndërtuesi 2014” SHPK & “Varaku E” SHPK si ofertë anomalisht e ulët.

Për Rrok Gegën përmbyset tenderi

Nëse njëra nga ofertat është anomalisht e ulët, si mund të të mos jetë tjetra, kur diferenca është vetëm 40 milionë lekë të vjetra? Këtë e bën të mundur kryetari Jonaid Myzyri që si një magjistar do t’ia jepte fitoren ofertës më të shtrenjtë me një vendim të çuditshëm të KPP.

Në këtë procedurë BOE “Ndertuesi 2014” & “Varaku E” bëri ofertën 243,533,743.21 lekë pa TVSH ndërsa

BOE “Rroku Guest” & “Deha 2010” propozoi 247,180,684.24 lekë pa TVSH.

Komisioni i drejtuar nga Jonaid Myzyri u vu në lëvizje me ankesën e Rrok Gegës më 6 janar 2025. Më datë 7 janar 2025, Sandër Shpati i “Ndërtuesi 2014” SHPK  ka depozituar pranë KPP-së, “Formular Argumentesh”.

Dy ditë më vonë, me shpejtësi rrufe, më 9 janar 2025, ka shkuar në KPP vendimi i ARRSH, që konstaton se oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “Ndërtuesi 2014” & “Varaku E” SHPK është anomalisht e ulët, më pak se 25% të fondit limit), kur bënte tenderin në korrik 2024.

Ku e kishte makinën llogaritëse drejtor Gjyli kur e bëri tenderin në korrik 2024 dhe shpalli fituese ofertën “anomalisht të ulët”? Por diçka kishte ndryshuar. Përveç presionit të Rrok Gegës përmes KPP, drejtorin e kanë thirrur ato ditë në SPAK.

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e ftohtë të 14 janarit 2025.

Ai ka qëndruar në SPAK për më shumë se 2 orë. Burimet bëjnë me dije se ai është thirrur për të dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Vendimi me 40 faqe i firmosur nga Jonaid Myzyri, i publikuar më 5 mars 2024 përfundon me urdhrin për rishikimin e procedurës së prokurimit, duke pranuar kërkesën e Rrok Gegës.

Kush është Rrok Gega?

Rrok Gega është pronari de facto i kompanisë “Rroku Guest” shpk. Në maj të vitit 2008, Rrok Gega nga Shkodra, ka themeluar kompaninë e projektimit dhe të ndërtimit “Rroku Guest”.

Në vitin 2015, Gjykata e Shkodrës e dënoi Rrok Gegën me 3.6 vite burg për krijim të skemave të mashtrimit dhe falsifikim të dokumenteve, përmes kompanisë “Rroku Guest”.

Rrok Gega është përfshirë në një skemë mashtrimi me fatura TVSH-je fiktive, si nënkontraktor i një kompanie për kryerjen e punimeve publike, duke grabitur buxhetin e shqiptarëve. Gjatë hetimeve, kur është marrë i pandehur, Rrok Gega e ka pranuar krimin ekonomik, duke thënë se është penduar.

Kjo kompani nuk mund të marrë tendera publikë në bazë të ligjit, por pas burgut, Rrok Gega vendosi të kalojë kompaninë në emrin bashkëshortes së tij, Vera Gega, duke vijuar kështu avazin e vjetër. Tashmë duke u fshehur pas bashkëshortes, Rrok Gega, ka marrë qindra milionë lekë nga buxheti i shtetit, përmes tenderave të dyshimtë, shpeshherë më paracaktim.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Përjashtohen nga tenderat/ Lista e mashtruesve, nga Fiqiri Pali, Agim Kajmaku dhe Arbër Teqja, tek Nadir Çausholli

Përjashtohen nga tenderat/ Lista e mashtruesve, nga Fiqiri Pali, Agim Kajmaku dhe Arbër Teqja, tek Nadir Çausholli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com