Policia e Patosit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 51 vjeç, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait dhe dajës së tij.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja e forcave blu u bë menjëherë pas marrjes së informacionit për konfliktin, duke çuar në shoqërimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ka nisur veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 51-vjeçari është shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe do të përgjigjet për veprën penale “Dhunë në familje”.
The post Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën appeared first on 27.










